Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e Papës në Shqipëri. Kështu ka deklaruar sekretari i Vatikanit, Pietro Parolin për mediet italiane.
Parolin është pyetur rreth sulmeve të ndryshme terroriste që mund të ndodhin, lidhur dhe me situatën e fundit në Kosovë. “Nuk ka asnjë shqetësim për udhëtim e Papës në Shqipëri.
Ne shkojmë me besim dhe nuk jemi aspak të shqetësuar për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator. Kjo vizitë do të zhvillohet normalisht”, ka deklaruar Pietro Parolin.
Papa Françesku ka paralajmëruar se gjatë vizitës në Shqipëri nuk do të përdorë një automjet të blinduar.















