Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën analizën e punës së policies, një vit pas marrje së detyrës. I ftuar në emisionin “Debati ne Channel One” , Tahiri beson se ne 12 muaj, ka rritur ato që ka synuar kur ka marrë detyrën.
“Objektivat që vumë brenda një viti, janë implementuar tërësisht. Madje kemi shkuar edhe përtej. Kemi reformuar kapacitetet profesionale dhe burimet njerëzore. Reformimi i institucionit, nuk mbaron kurrë, kërkohet shumë kohë ashtu siç kërkohet mundësi buxhetore për të përballuar koston. Jemi në fazën kur kriminaliteti po shtrihet në ekonominë reale. Na duhet domosdoshmërisht që të ngrejmë nivelin e policië, për ti rënë pas, parasë e krimit dhe mundësive që ka sot bota e krimit për të gjeneruar dhe kërcënaur, edhe vendimarrjen publike. Besimi I qytetarit te policia e shtetit është rritur” – tha Tahiri.
Por deklaratën më të fortë ministri i brendshëm e ka bërë sa i përket lidhjeve të politikës me krimi.
“ Krimi dhe politika janë ndihmuar në mënyrë reciproke. Ka fakte, të cilat I kemi çuar për përgjegjësi penale, disa janë arrestuar ndërsa disa të tjerë ndiqen në gjendje të lirë me vendim gjykate. Ne nuk jemi mësuar, ta perceprojmë politikën të ndarë nga agjensitë e zbatimit të ligjit. Sot, në policinë e shtetit është shumë e vështirë të njohësh ngjyra politike. Ka fakte të forta që dëshmojnë sesi policia e shtetit bën detyrën e saj, para kujdo, pavarësisht partive politike ”- theksoi ministri I Brendshëm.
Për herë të parë, Tahiri flet për vrasjen e bankierit Artan Santo dhe hetimet e kësaj ngjarjeje.
“ Ata që bën ngajrjen kriminale, e zgjodhën jo pa shkak edhe vendin, mënyrën dhe zhurmën. Hetimet janë të vështira. Unë kam kërkuar ndihmën e partnerëve. Në grupin e hetimit ka edhe hetues nga organizatat partnere. Është ngajrje e vështirë shumë. Për policinë e shtetit, mungontë çdo informacion paraprak” –tha Tahiri.
Ministri Tahiri komenton edhe rebelimin të tij ndaj disa deputetëve të PS në fund të sezonit të kaluar parlamentar.
“Marrëdhëniet e mia me kolegët deputet, janë institucionale. Takohem apo jo, kjo nuk lëviz asnjë centimetër në vullnetin tim për të luftuar krimin” – u shpreh ministri.
I pyetur nëse do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që vijnë, Tahiri e mohoi duke thënë se është i fokusuar në detyrën që po kryen.