Papa Françesku ka bërë një vizitë private në Bazilikën e Shën Mërisë gjatë pasdites së të enjtes.
Ai është lutur që vizita e tij në Shqipëri të ketë sukses. Ndërkaq, Papa Françesku është shprehur vetëm dy ditë më parë në Vatikan për vizitën në Shqipëri.
“Të dielën me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po përjetojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare.Përshëndes popullin shqiptar dhe e falënderoj për përgatitjet e vizitës sime”, u shpreh Ati i Shenjtë para një numri të madh njerëzish në Vatikan .














