Qytetarët e Gjilanit kanë vendosur ta presin në mënyrë të organizuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ata tani me kanë filluar ti shtypin edhe pankartat që do ti shpalosin me arritjen e Ramës ne Gjilan.
“Express”, merr vesh se Kryeministri shqiptar do të pritet në hyrje të Gjilanit, para qendrës tregtare Drini, në orën 16:00. Gazeta ka raportuar edhe më herët se kosovarët e presin Edi Ramën në Gjilan, gjatë kthimit nga Serbia nëpër Kosovë.















