Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur pas takimit me ambasadorët e BE në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Beograd. Vuçiç ka deklaruar se është në bisedimet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Duhe hedhur poshtë kritikat se ai duhet të përgjigjej ndryhse për provokimin e Ramës, Vuçiç tha:
“Nëse dikush mendon se ajo që ndodhi dje ishtë një politike seriozë, atëherë unë e mora një shkop dhe e qëllova Ramën”, ka thënë Vuçiç.
Media serbe Kurir informon se në takimin me ambasadorët, Vuçiç ka deklaruar se qëndrimi i Ramës për Kosovën e pavarur ishte e njohur, por ajo çështje nuk ishte temë për bisedime.
“Shqipëria nuk ka të bëjë me Kosovën, por edhe një herë donte të na tregonte se historia e Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm ankthi i jonë, por edhe ëndrra e dikujt”, tha Vuçiç.















