Programi i Kombëtares Shqiptare për të martën dhe të mërkurën parashikon seancë stërvitore në orën 17.30, teksa dalja e parë për shtyp do të jetë në konferencën e së mërkurës në orën 12.00 të trajnerit Giani de Biasi dhe kapitenit Lorik Cana. Ndërkohë nisja drejt Rene do të bëhet të enjten në orën 11.00 dhe pas dy orë udhëtimi me çarter skuadra kombëtare do të mbërrijë në destinacion, për të kryer një seancë stërvitore në orarin e ndeshjes pikërisht në stadiumin ku një ditë më pas do të zhvillohet miqësorja e luksit me Francën. Një ditë më pas, të shtunën e 15 nëntorit skuadra do të udhëtojë po me çarter drejt Genoas, ku do të vijojë përgatitjet për miqësoren e shumëpritur me Italinë më 18 nëntor.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















