Nga Novosela ku shkoi për të parë nga afër gjendjen, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se situata është e rënduar pasi Vjosa ka dalë gjerësisht jashtë shtratit.
“Situata është e rënduar. Vjosa ka dalë gjerësisht jashtë shtratit. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë por kjo është një situatë tejet e rënduar. Ajo çka është shqetësuese janë javët në vijim që do rëndojnë situatën. Duhet të mobilizohet ushtria, Ministria e Shëndetësisë, etj. Të gjithë fshatrat përreth Vjosës janë të rrezikuara, por po ngrihet një Shtab Kombëtar i Emergjencave. Do të ndërhyet për evakuimin e banorëve më tej”, është shprehur ministri i bujqësisë.
















