Ikja e qytetarëve të Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian po vazhdon çdo ditë,
Ndërsa liderët institucionalë po u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit që të mos e lëshojnë Kosovën, por nuk po u ofrojnë atyre ndonjë alternativë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos emigrojnë ilegalisht, pasi ka premtuar se institucionet janë të përkushtuara që të angazhohen me gjithë potencialin që kanë për të krijuar kushte me të mira jetese.
“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë qenë në gjendje që të dalin fitimtarë edhe në shumë situata më të rënda. Kosova do të dalë fitimtare edhe në këtë etapë përfundimtare të forcimit të shtetit ligjor, të funksionimit të jetës demokratike dhe zhvillimit ekonomik, që është detyrë e jona kryesore. Ritheksoj se qytetarët e Kosovës nuk duhet të braktisin vendin e tyre”, ka deklaruar Mustafa.
















