Analistë dhe studiues amerikanë mbajtën një debat lidhur me gjendjen në Evropën lindore, Azinë qendrore dhe në Kaukaz, në qendrën për studime të avancuara ndërkombëtare John Hopkins në Washington, ku ndër temat e diskutuara ishte edhe “karta e presidentit rus Vlladimir Putin mbi precedentin e Kosovës, krahasimi i së cilës me Ukrainën lindore dhe Krimenë u tha se ishte ‘një analogji e pasaktë dhe e çuditshme”.
Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike, tha se Putinka pohuar vazhdimisht dhe me këmbëngulje që ajo që kanë bërë SHBA në Kosovë vendosë një precedent për atë që po bënë Rusia në Ukrainë.
“Nuk kam asnjë dyshim se atë që po bën Putin në Ukrainë është në një masë hakmarrje për atë që bënë SHBA në Kosovë, kundrejt kundërshtimeve ruse,” thaSerwer. Ai theksoi se pretendimi për një precedent është i bazuar në një analogji të çuditshme, të rrejshme dhe pa asnjë vlerë serioze”, tha Serwe
















