Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori administratorin e “Albpetrol”-it dhe drejtues të tjerë të kompanisë, pasi auditi ka konstatuar shkelje të cilat kanë shkaktuar një dëm prej 9.5 milion euro. Dëmi ekonomik vetëm nga abuzimi me kostot e transportit të naftës është 1,4 milion dollare. Nga auditi rezultuan shkelje ligjore, nder te cilat me kryesore janë funksionimi i “Apbpetrol” si agjent kompanish koncesionare, caktimi i çmimit te naftës ne mënyrë arbitrare, shlyerja e detyrimit direkt ne burimin e naftës, si dhe abuzimet në qendrën e administrimit dhe shitjes së naftës dhe gazit. KLSH ka rekomanduar zgjidhjen e kontratës së punës për 6 drejtues të “Albpetrol” dhe paralajmërim për zgjidhjen e kontratës për 18 punonjës të tjerë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















