Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në një takim kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.Bëhet me dije se dy liderët kanë rënë dakord që të mos bëhen pjesë e qeverisë së Thaçi.
“LDK është motori kryesor i kësaj nisme për të mos hyrë në koalicion qeveritar me PDK-në asnjë nga partitë opozitare.Deri tani kemi pajtim me Vetëvendosjen dhe me NISMA për Kosovën”, ka thënë një burim i Koha.net brenda LDK-së.Ndërsa, nga VV kanë thënë se janë të gatshëm për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitar, por kanë nënvizuar se Vetëvendosje është e interesuar të hyjë në qeveri.
Ndërkaq, Nisma ka përjashtuar koalicionin me PDK-në dhe ka pranuar ofertën për koalicion të LDK-së.Liderët opozitarë janë takuar bashkë, ku edhe janë diskuatuar mundësitë e koalicioneve të lartpërmendura.













