Veton Surroi vlerëson se “Kosova ka nevojë për Qeveri shumicë, evropiane – natyrisht, pa Partinë Demokratike të Kosovës”.
Publicisti Veton Surroi vlerëson se katër partitë politike nga blloku opozitar që përbëjnë shumicën e elektoratit kosovar, “të atij që është për çlirim të shtetit nga zaptimi” duhet të marrin përgjegjësinë për votën e marrë.
“Katër partitë politike nga blloku opozitar që përbëjnë shumicën e elektoratit kosovar, të atij që është për çlirim të shtetit nga zaptimi duhet të marrë përgjegjësinë për votën e marrë. ato, jo se jo, nuk janë të autorizuara nga votuesit e tyre, që të hyjnë në negociata me PDK-në (pse e kërkuan votën antizaptim atëherë?), por nuk duhet të hezitojnë nga zhvillimi i bisedimeve për formimin e qeverisjes (dhe qeverisë së ardhshme)”, vlerëson Surroi.














