Në një ceremoni ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare, ish-deputeti demokratSokol Olldashi, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes në qytetin e Durrësit.
Çmimi i është dorëzuar djalit të madh të të ndjerit. Sokol Olldashi gjeti vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi pasditen e 20 nëntorit 2013, në rrugën Elbasan-Tiranë pranë fshatit Kërrabë, në segmentin ekzistues të rrugës nacionale.


















