Një 22-vjeçare ka prerë damarët një ditë më parë, në qytetin e Lezhës.
Burime nga policia bënë me dije për Syri.net se, Elvisa N., ka prerë damarët e dorës në banesën e saj në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 20.00, teksa ishte në gjendje depresioni.
Më pas, ajo u dërgua në urgjencën e spitalit, ku morri mjekimin e nevojshëm dhe pas u largua për në banesë.
Shkaku i këtij veprimi ishte se, 22-vjeçarja, studente në degën e infermierisë në Shkodër, nuk kishte marrë provimin e fundit të vitit akademik ku studion, shtuan të njëjtat burime.
Materialet për këtë rast u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.















