Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka paralajmëruar BE-në ditën e sotme pas rezultatit të referendumit britanik, duke theksuar se ky i fundit duhet të shërbejë si zgjim për BE-në.
“Bashkimi Europian duhet të ndryshojë vijën e politikës së saj, që rrezikon të hyjë në të kundërt drejt një rruge të rrezikshme regresioni për popujt tanë – u shpreh ai. – Ne kemi nevojë për ndryshim të politikave dhe mentaliteteve për ndërtimin e një pengesë ndaj euroskepticizmit dhe politikave nacionaliste të ekstremit të djathtë”.
Ai rikujtoi se politikat shtrënguese mjaft ekstreme kanë përkeqësuar pabarazitë ose hartën e migracionit dhe mbylljes së kufijve që çuan në rritjen e pabarazive dhe thellimin e hendekut mes veriut dhe jugut të Evropës dhe në zgjerimin e ekstremit të djathtë
“Kjo fitore e Brexit duhet të perceptohet si zgjimi i një personi somnambul që ecën në zbrazëtirë, si fillimi i një rruge të rrezikshme regresioni për popujt tanë”, theksoi Cipras.















