• Latest
  • Trending
  • All

Një udhëtim që fillon nga Atdheu, deri në metropolin britanik

24/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Një udhëtim që fillon nga Atdheu, deri në metropolin britanik

24/09/2016
in Diaspora

“Udhëtimi im” është revista që i kushtohet figurave më të suksesshme të komunitetit shqiptar në Londër.  Pas daljes së numrit të dytë,  botuesi i saj, Petrit Kuçana, është entuziast për ndikimin e saj në ndryshimin e imazhit të Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Sipas tij, ky botim, me një parathënie nga ish ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Z. Mal Berisha, ofron histori që padyshim janë në kufijtë e të pabesueshmes.

Mes shqiptarëve të suksesshëm ka biznesmenë, avokatë të niveleve të ndryshme, publicistë e njerëz të artit e teknologjisë, madje edhe lektorë e profesorë në universitetet e njohura angleze, si ai i Oksfordit, apo universitete të tjera britanike.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

20/07/2021

Revista është një kontrast i vërtetë me lajmet e papëlqyeshme që vijnë për shqipëtarët nga policia apo gjykatat britanike, nënvizon Kuçana në këtë intervistë ekskluzive për Koha Jone.

“Si risi besojmë që  do të jetë përfshirja edhe e historive të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Republikën e Irlandës, që ndonëse nuk janë në numër të madh, kanë histori vërtet frymëzuese,” shton Kuçana i cili jeton në Londër prej shumë vitesh tashmë.

Pjesë e planeve të tij mbetet prezantimi i saj në Tiranë e  Prishtinë.

 “Udhëtimi im” përfshin një seri intervistash me personalitete të spikatura nga komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe.  A mund të ndani me lexuesit tanë se si ju lindi ideja për një revistë të tillë? A ka pasur një episod që ju ka frymëzuar për të realizuar një projekt të tillë?

Në të vërtetë që prej 12 vitesh  të publikimit të “The Albanian”në Londër,  jemi përpjekur të evidentojmë dhe publikojmë historitë e shqiptarëve të suksesshëm, qoftë edhe si balancë me lajmet “jo aq të pëlqyeshme” që vinin nga Metropolitan Police, apo gjykatat britanike.

Së fundmi  vendosëm që të ketë një botim më vete të këtyre historive që padyshim janë në kufijtë e të pabesueshmes. Janë historitë e atyre që nuk është e rëndësishme si u gjendën në ishullin britanik, dhe asesi nuk u gjunjëzuan në klimën e ngrysur ishullore e, madje shumë prej tyre, u detyruan të ngushtohen në petkën e “refugjatit”, për të filluar udhën drejt ëndrrës, që mund të ishte e njëjta, e ngjizur që në vendlindje, apo ishin nuhatësit e përsosur të hapësirave dhe mundësive që ofroheshin, duke u kthyer natyrshëm në shqiptarin e suksesshëm, në njeriun model, jo thjesht modelin e shqiptarit brendakomunitar, por edhe e emigrantit të suksesshëm, deri në kufij të së pabesueshmes. Janë me dhjetëra episode të këtyre “udhëtarëve” që jo vetëm “përbëjnë lajm”, por pa asnjë pikë dyshimi  historitë e tyre” janë shndërruar natyrshëm në fanarë që ndriçojnë në çdo kohë, edhe për shumë mërgimtarë që nuk kanë arritur të gjejnë atë “udhën” drejt realizimit vetvetësor, që janë tëhuajsuar aq shumë, saqë nuk mund të mendojnë asgjë më tepër sesa të ndjekin ato rrugët e errëta, ato të të pasuruarit për një ditë, ato të përbalturat të zhyturat… që, fatkeqësisht, vazhdojnë të përpijnë në thellësitë e tyre, shumë mërgimtarë të tjerë rrugëhumbës…

Do të tingëllonin kaq të pabesueshme këto histori për shumëkënd që është tejet i përditësuar me kronikën e zezë, por janë realitete që po shformojnë çdo ditë atë imazh të zbehtë për shqiptarët e Britanisë, në ngjyrën më të thekshme të shpresës, ëndrrës, kurajës dhe guximit qytetar dhe intelektual, duke u shndërruar kështu në ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare në ishullin britanik.

Pse “Udhëtimi im” dhe kush kanë qënë reagimet ndaj këtij publikimi në Britaninë e Madhe? A është bërë komuniteti shqiptar në Angli edhe më i njohur në sajë të këtij botimi? Ndonjë personalitet që e ka vlerësuar atë?

Në të gjitha këto histori suksesi është një udhëtim që fillon nga Atdheu, deri në metropolin britanik, fillon në momentin kur ndjehet se “këmisha e atdheut ishte shumë e ngushtë për ëndrrat e tyre”, kur ishte më shumë se një ngadhënjim, gjetja e asaj udhës së ëndërrt, e udhës që rrallëherë shquhej edhe pas përpjekjesh titanike, kur ikja ishte më shumë se guxim. Udhëtim që fillon në bankat e bratisura të shkollës, apo në llogoret e luftërave  në trojet shqiptare, në bregun e detit ku pritej ikja drejt ëndërrës, kur në “trastat” e tyre kishin mundur të palosin shpresat e ëndërrta, të përthyera pabesisht në skajet kur Atdheu merrte tjetër kuptim. Ishin ato ëndrra që për shumë udhëtarë mbetën aty, të baltëzuara në pranverën e kurrë-mos-ardhur e qëndrojnë si kujtim i largët, i dhimbshëm; diku në bankat e një shkolle, diku në një tjetër hapësirë që i përkiste, thjesht të shkuarës përcëlluese.

Besojmë se patjetër që ka patur  ndikim tek shqiptarët e këtushëm dhe më gjerë, që nga pedagogët që lektorojnë në universitetet më prestigjioze të Britansë, e deri tek sipërmarrësit që pak vite më parë mbase nuk dinin të thonin as “mirëmëngjes” apo “kam uri” kanë arritur jo vetëm të konkurojnë denjësisht në tregun britanik, që kanë të punësuar edhe britanikë në kompanitë e tyre, e deri tek avokatë, tepër të suksesshëm që drejtojnë kompanitë e tyre, arkitektë që kanë fituar çmime ndërkombëtare, e deri tek artistë që pasqyrojnë vlerat më të mira shqiptare në ishullin britanik dhe më gjerë.

Kujt ja keni besuar parathënien e kësaj reviste dhe pse?

Parathënia është bërë nga Z. Mal Berisha ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, që mbetet padyshim një nga ambasadorët më të mirë që kemi patur këtu dhe na ka ndihmuar vazhdimisht në realizimin e këtij projekti.  Janë gjurmët e pashlyeshme që ka lënë gjatë kryerjes së misionit të tij në Britani dhe ndjehemi të lumtur që Z. Mal Berisha krejt natyrshëm  u shndërrua në mik dhe bashkëpunëtor  i “The Albanian”.

Cila ka qënë sfida më e madhe që keni hasur në realizimin e këtij publikimi dhe çfarë shpresoni të marrin lexuesit prej saj?

Mbase identifikimi i shqiptarëve të suksesshëm mbetet sfidë në vetvete, pasi duket se të suksesshmit karakterizohen nga modestia. E nëse nuk është aq e vështirë gjetja dhe sjellja tek lexuesit bie fjala e pedagogëve që lektorojnë në universitetet britanike, apo atyre shqiptarëve të suksesshëm që kanë fituar çmime ndërkombëtare etj, identifikimi “i të panjohurve” që vërtet janë shumë të suksesshëm, sidomos sipërmarrësve, vazhdon të mbetet sfidë, por besojmë se pas publikimit të numrit të dytë të “Udhëtimi im” është bërë akoma më e lehtë. Ne besojmë fuqishëm se këta “udhëtarë” janë shndërruar në modele të shkëlqyeshme dhe ne si gazetarë na mbeti vetëm t’i gjejmë, t’i pasqyrojmë në faqet e kësaj reviste, ashtu si në ato të gazetës, duke përmbushur një dimension të misionit tonë, duke shpresuar se kështu do të mund të kontribuojmë sadopak, duke besuar fuqishëm që “Udhëtimi im” do të shndërrohet në një traditë që dritëson edhe mendjet e atyre që “u ka humbur rruga në oborr”…

Cilat janë planet e juaja të mëtejshme lidhur me të dhe a do të ketë ndonjë risi në rrugëtimin e “Udhëtimi im”? A mendoni ta zgjeroni dimensionin e saj?

Ne do të vazhdojmë  publikimin e historive të këtyre shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Si risi besojmë që  do të jetë përfshirja edhe e historive të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Republikën e Irlandës, që ndonëse nuk janë në numër të madh, kanë histori vërtet frymëzuese.

Besojmë se në të ardhmen do të bëjmë të mundur realizimin e ndonjë formati tip “TED ex” qoftë në Londër apo në Tiranë dhe Prishtinë.

Bisedoi Iliriana Hoxha 

Tags: edi rama
Previous Post

Ermira Mehmeti zbulon inicialet e vajzës që kishte folur në emrin e saj

Next Post

“Vdekja” e gazetës

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

by TheAlbanian.co.uk
20/07/2021
0

Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

by TheAlbanian.co.uk
10/01/2021
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

Next Post

“Vdekja” e gazetës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.