• Latest
  • Trending
  • All

“Vdekja” e gazetës

23/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Vdekja” e gazetës

23/09/2016
in Aktualitet

Shumica e gazetave të mëdha janë duke mbijetuar, ndonëse jo duke lulëzuar, dhe ulja e barrierave të futjes në këtë biznes ka sjellë një seri faqesh të reja që kanë ndihmuar për prishjen e monopolit të disa pak organizatave të lajmeve. “Shoqëria nuk ka nevojë për gazeta. Ajo për të cilën kemi nevojë, është gazetaria”, argumentonte disa vite më parë guruja i Internetit, Clay SHirky. Por sërish, gazetaria e mirë është e kushtueshme. Ajo për të cilën kemi vërtetë nevojë janë mënyrat për ta financuar

Sa keq janë gjërat për shtypin?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shumë keq. Tirazhi i gazetave dhe të ardhurave nga reklamat po bie me shpejtësi marramendëse. “The Sun” në Britani kishte një tirazh prej më shumë se 3 milionë në vitin 2010; në fillim të këtij viti, kishte rënë në 1.7 milionë. “The Daily Telegraph” ra nga 691000 në 488500 gjatë po të njëjtës periudhë; “The Guardian”, nga 302000 në 166500. Këtë pranverë, “The Independent” pushoi së ekzistuari si një gazetë e shtypur. Që nga viti 2005, më shumë se 300 gazeta lokale në Britaninë e Madhe janë mbyllur. E njëjta gjë ka ndodhur në pjesën më të madhe të botës perëndimore. Sipas Shoqatës Botërore të Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve, gjatë pesë viteve të fundit tirazhi i gazetave ka rënë me 23.9% në Europë dhe 11% në Amerikën e Veriut. (Ndonëse falë rritjes në Indi, Kinë dhe gjetkë, në nivel global ai është rritur me 22%: rënia e gazetës së shtypur është problem i Botës së Parë).

Përse po ndodh kjo gjë?

Në një fjalë të vetme: prej Internetit. Modeli i vjetër i biznesit për gazetat  ishte “mbulimi i çmimit plus reklamat”. Tani që lajmet botohen falas në Internet, shitjet e gazetave janë goditur keq. Reklamat po zhvendosen nga shtypi në internet: Të ardhurat nga reklamat për gazetat e shtypura në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 11% në vitin 2015, ose 150 milionë stërlina – më shumë se fatura e pagave të “The Times”, “The Sunday Times” dhe “Daily Telegraph” të marra së bashku. Për vite me radhë, gazetat kishin shpresuar të mbërrinin në një pikë kompensimi, ku të ardhurat nga reklamat online do të mbushnin boshllëkun e shkaktuar prej gazetave të shtypura.

Kjo nuk ka ndodhur. Reklamat online nuk sjellin shumë të ardhura – zakonisht më pak se 10% të të ardhurave totale. Për shembull faqja shumë e suksesshme “Mail Online” ka 14 milionë vizitorë në ditë, megjithatë të ardhurat e saj në 2015, afro 73 milionë sterlina, ishin shumë më pak se sa biznesi i gazetës së shtypur të Mail. Një tjetër pionier i gazetarisë digjitale, “The Guardian” ka një prani shumë të madhe online, por nga pikëpamja financiare është në vështirësi – në vitin 2015 pati humbje prej 69 milionë stërlina. Oreksi për lajme është i fortë si gjithmonë – ndoshta edhe më i madh – por gazetat vuajnë për të “monetizuar përmbajtjen”.

Përse nuk sjellin të ardhura reklamat online?

Reklamat e klasifikuara ishin dikur një burim i madh të ardhurash për gazetat, por këto janë “gëlltitur” kryesisht prej faqeve të specializuara si AutoTrader, PrimeLocation dhe eBay. Biznesi i reklamave online është i dominuar prej aktorëve të mëdhenj digjitalë, si Google dhe Facebook, që përthithin pjesën më të madhe të shpenzimeve për reklama: Në Britaninë e Madhe, fitimet e Google vitinq ë kaloi ishin 4.92 miliardë stërlina. Ato kontrollojnë mënyrën se si konsumohen pjesa më e madhe e lajmeve – Facebook dhe Google kanë portalet e tyre të lajmeve, ndërkohë që Apple ka një aplikacion të ri – gjë që u jep shumë avantazh. Dhe programet e bllokimit të reklamave online e rrisin vështirësinë për këtë lloj tregu.

Po sikur të kërkohet pagesë për materialet?

Një numër titujsh i ofrojnë materialet e tyre me pagesë, ose kanë adoptuar një sistem ku ofrojnë vetëm disa artikuj falas në muaj. Kjo gjë funksionon për botimet vërtetë cilësore me përmbajtje të specializuar: për shembull, Financial Times kishte 566000 të regjistruar digjitalë në vitin 2015. The Times, The Sunday Times dhe The Daily Telegraph janë gjithashtu me pagesë, dhe duket se kanë sukses – por kjo gjë redukton shumë trafikun në rrjet. Shumë gazetave u është dashur të pranojnë se kjo gjë thjeshtë nuk funksionon. Vitin e kaluar, The Sun i dha fund, pasi kishte tërhequr vetëm 250 000 lexues të regjistruar.

A fitonin ndonjëherë para gazetat?

Disa prej tyre kanë qenë shumë fitimprurëse. Siç thoshte Rupert Murdoch në vitin 2005, ato ofronin “lumenj me flori”. Por ndonjëherë, shtoi ai, “lumenjtë thahen”. Sipas Financial Times, fitimet e liderëve të tregut – The Daily Telegraph, The Daily Mail dhe The Sun – ranë me 40% në dekadën e fundit. E vërtetë, disa gazeta cilësore kanë vuajtur edhe në të kaluarën, por ato mbështeteshin prej trusteve jofitimprurëse (The Guardian), apo nga grupe të mëdhenj fitimprurës (The Times). Problemi i madh është se, mënyra si njerëzit konsumojnë lajmet, ndoshta ka ndryshuar përgjithmonë.

Si ka ndryshuar konsumi i lajmeve

Gazeta tradicionale është enciklopedike: ajo bën bashkë pak nga gjithçka – lajme, komente, sport, kulturë, stil jetese. Por sot, lexuesit online kanë prirjen të kalojnë nga një faqe interneti në tjetrën, duke u fokusuar tek ato që lidhen me interesat e tyre të veçanta – lehtësia e botimit në internet, ka bërë të mundur krijimin e një numëri të madh faqesh të vogla të specializuara. Sipas një studimi të OECD në vitin 2010, leximi online është shumë më “ad hoc, i parregullt dhe sporadik”, sidomos mes të rinjve. Kështu që, përpjekja për të përsëritur gazetën e përditshme në internet, mund të jetë e destinuar të dështojë. Në të kundërt, gazetat e fundjavës kanë mbajtur shumë më mirë.

A ka rëndësi rënia e gazetës?

Rënia e të ardhurave nënkupton që ditët e redaksive të mëdha janë të numëruara. Mes viteve 2001 dhe 2010, numri i gazetarëve në Mbretërinë e Bashkuar ra me pothuaj një të tretën. Disiplinat – kontrolli i fakteve, trainimi, akreditimi – që karakterizojnë gazetarinë serioze janë në rrezik. Siç thotë Katharine Viner, Kryeredaktore e The Guardian, “redaksitë janë në rrezik që të humbasin atë që ka më shumë rëndësi në gazetari: zbulimin e atyre gjërave që dikush nuk do që ju ti dini, përmes ‘daljes në rrugë’, kërkimeve, pyetjeve sfiduese”. Ashtu si e sheh ajo, lajmet do të dominohen gjithnjë e më shumë nga artikuj që shërbejnë si “karrem për klikime” – artikuj të ricikluar që janë shkruar që në krye të herës për të tërhequr trafikun në internet, kjo në dëm të debatit demokratik. Do të jetë e vështirë të ruhen investigimet e gjatë dhe të hollësishëm.

A është vërtetë kaq i zymtë horizonti?

Jo. Shumica e gazetave të mëdha janë duke mbijetuar, ndonëse jo duke lulëzuar, dhe ulja e barrierave të futjes në këtë biznes ka sjellë një seri faqesh të reja që kanë ndihmuar për prishjen e monopolit të disa pak organizatave të lajmeve. “Shoqëria nuk ka nevojë për gazeta. Ajo për të cilën kemi nevojë, është gazetaria”, argumentonte disa vite më parë guruja i Internetit, Clay SHirky. Por sërish, gazetaria e mirë është e kushtueshme. Ajo për të cilën kemi vërtetë nevojë janë mënyrat për ta financuar.

/Përktheu www.bota.al

Tags: edi rama
Previous Post

Një udhëtim që fillon nga Atdheu, deri në metropolin britanik

Next Post

Kërcënohet Adriatik Llalla, detyrohet ta largojë familjen nga Shqipëria

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kërcënohet Adriatik Llalla, detyrohet ta largojë familjen nga Shqipëria

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.