Kohët e fundit kryeministri Rama është parë të shoqërohet nëpër evenimente të ndryshme nga një truprojë femër. Rasti më i fundit ishte sot gjatë vizitës së tij në Komunitetin Musliman ku uroi krerët e këtij komuniteti për festën e Kurban Bajramit.
Duket se kryeminsitri Rama ka më shumë besim te forca e femrave se sa te meshkujt, apo ndoshta kjo ka të bëjë paksa edhe me barazinë gjinore, përderisa kohët e fundit janë pranuar edhe shumë femra në radhët e studentëve të rinj të Akademisë së Policisë.
Asnjë kryeministër më parë apo edhe titullarë të tjerë nuk janë parë që të punësojnë në stafin e tyre bodigarde femra. Vajza që shoqëron Ramën, është mjaft e re, e gjatë, brune, rreth 25 vjeç, dhe mësohet se është punonjëse e Gardës së Republikës.
















