Një shtetas me iniciale P.XH. ka kërcënuar se do të vetëdigjet me lëndë djegësve.
Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku shtetasi në fjalë ka tentuar të ndërmarrë aktin e rëndë në tarracën e shtëpisë.
Mësohet se shkak për këtë veprim është bërë konflikti që ai ka patur me një kompani ndërtimi.
“Falë ndërhyrjes së punonjësve të Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 6, u bë e mundur zbritja e këtij shtetasi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vetëdigjet për arsye të një konflikti midis tij dhe një kompanie ndërtimi, të cilën e kishte kontraktuar për ndërtimin e një pallati në pronën që ai posedonte”, sqaron policia e Tiranës.
/E.SH/















