Ali Qazimaj
Policia britanike ka shpallur në kërkim një shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e prindërve të shokut të tij. I shpalluri në kërkim është shtetasi me origjinë shqiptare Ali Qazimaj, 42 vjeç.
Qazimaj dyshohet se ka vrarë me thikë britanikun Peter Stuart, 75 vjeç si dhe ka zhdukur gruan së tij, Silvias, 69 vjeçe.
Ka dyshime të forta se Qazimaj është arratisur në Francë dhe mendohet se do të tentojë të kthehet në Shqipëri. Policia e Kentit ka gjetur automjetin e tij “Citroen C3″ të braktisur në portin e Doverit.
Në pranga nga policia është vënë djali i 42-vjeçarit, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në vrasje. Ka dyshime se gjithçka është bërë për një apartament, që djali i çiftit kërkonte ta përvetësonte.
Dëshmitarët thonë se para vrasjes, Qazimaj kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.
Policia britanike thotë se ka pak shpresa që gruaja e viktimës të jetë gjallë dhe në duart e Qazimajt.

Çifti britanik















