• Latest
  • Trending
  • All

Një palë zgjedhje pa fitues

01/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një palë zgjedhje pa fitues

01/05/2016
in Aktualitet, Opinion

Nga Arbana Xharra

Askush nuk i kontestoi zgjedhjet, shumëkush mbeti gojëhapur me fitoren e Hashim Thaçit. Ndonëse mbetet të pritet konfirmimi nga KQZ- ja, duket se PDK-ja kryeson pas zgjedhjeve të së dielës. Nuk pati ankesa as për procesin zgjedhor, të gjithë jo vetëm që pranuan zgjedhjet, por në heshtje miratuan faktin se opozita ka dështuar. Deri në orët e vona askush nga liderët e partive opozitare nuk e tha një fjalë. Karshi tyre arriti të dalë fitues Hashim Thaçi i vetëm, përkundër skandaleve dhe mesazheve që erdhën edhe nga bota perëndimore se Kosovës i duhen fytyra të reja në politikë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Verdikti final është një mesazh i qartë për opozitën: bashkë jeni shumica, por për të qenë shumicë e vërtetë duhet të ketë një koalicion për Kosovën. Këtë shans nuk e vërejtën, ose refuzuan ta vërejnë para zgjedhjeve Isa Mustafa (i ngathët deri në fyerje të publikut), Albin Kurti (me opozitarizmin e tij kundër të gjithëve) dhe as Ramush Haradinaj (i cili humbi shumë nga fama e tij me vardisjen qesharake ndaj Thaçit pas lirimit nga burgu i Hagës). Partitë opozitare në euforinë e tyre iluzioniste morën goditjen e radhës, në kohën kur më shumë se kurrë kanë mundur të kapin momentumin. Por, duke synuar secili prej tyre karrigen e Thaçit, rastësisht me dashje ia siguruan bindshëm edhe një katërvjeçar në pushtet, pa marrë parasysh çfarë koalicioni do të krijohet. Qytetarët me një pjesëmarrje jo edhe të vogël, në një proces të rregullt secilës parti i treguan se çfarë duan.

LDK-ja, si parti më e madhe opozitare, pësoi goditjen e radhës pas humbjes së Prishtinës nga “Vetëvendosja”, e cila fitoi me votat e mbështetësve të PDK-së, kundërshtarëve të Mustafës në LDK dhe një pjese të elektoratit urban, që ishte ngopur me pushtetin e LDK-së. LDK-ja nuk arriti të krijojë bindjen për ndryshim. Ajo sërish mbeti parti e cila nuk dëshiron të reformohet. Isa Mustafës i është siguruar pensionimi i përhershëm me këto zgjedhje. Do të ishte mirë që pas tij të shkonin Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu dhe të tjerë që kurrë nuk morën përgjegjësi për asnjë dështim.

LDK-ja mbetet me imazhin e partisë ku “uji nuk lëviz” dhe ku të rinjtë nuk kanë shanse. Isa Mustafa nuk e pati guximin për reforma. Por, gjysma tjetër e të vërtetës është se çdo reformë do t’i kishte çuar në shtëpi shumë figura të LDK-së dhe do ta hapte partinë për personalitete me kredibilitet. Garda e vjetër po qëndron me arrogancë në barrikada.

“Vetëvendosja” arriti të zërë vendin e tretë duke i shtuar votat me prurjet e reja. Por, ajo gjendet larg fitores së madhe. Albin Kurti duhet ta kuptojë se nuk fitohen zgjedhjet me tema të mëdha dhe me kundërshtim të çdo iniciative. Ndonëse fryma e re brenda VV-së ka shpresë se do të sjellë reformim radikal dhe është e vetmja mundësi për të ecur më lehtësisht përpara, por gjithnjë duke krijuar atmosferë bashkëpunimi me parti të tjera, me përjashtim të PDK-së.

Për AAK-në e Ramush Haradinajt zgjedhjet përfunduan me debakël. Një gjë e tillë edhe pritej për shkak se Haradinaj, pasi u lirua nga Haga, ra në një grackë historike: filloi t’i vardisej Thaçit dhe t’u besonte përrallave të dëgjuara në qarqe diplomatike se mund të merrte drejtimin e Qeverisë. Ky është një mësim i mirë dhe i hidhur për Ramush Haradinajn.

Partia e Behgjet Pacollit, i cili hyri në politikë për t’i marrë votuesit e LDK-së, dhe kështu i ndihmoi PDK-së që të vijë në pushtet për herë të parë më 2008-ën, duket se nuk do ta kalojë pragun. Fitoret e AKR-së në disa komuna ishin të rastësishme apo rrjedhojë e rrethanave specifike. Euforia e fitores në Gjakovë, për shembull, iku si flluskë sapuni.

Mbetet të shihet se si do të duket Qeveria e ardhshme. PDK-ja përfaqëson pakicën e elektoratit. Partitë e tjera që futen në koalicion me PDK-në duhet të marrin përsipër jo vetëm premtimet marramendëse që ka bërë Thaçi para zgjedhjeve (p.sh. 200 mijë vende pune), por të identifikohen edhe me trashëgiminë plot njolla. Fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve janë djemtë e Adem Grabovcit. Kosova pret fitore të tjera.

Post Views: 119
Tags: albin kurtiArbana Xharraedi ramafraudHashim ThaçimashtrimeRamush Haradinaj
Previous Post

Tërhiqet Çekia: CEZ, nuk është kusht për statusin

Next Post

Për një metabolizëm europian

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Për një metabolizëm europian

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.