Presidenti i Republikës Bujar Nishani, së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që po zhvillohet në Vlorë.
Presidenti Nishani, kryeministri Rama, zv.kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, vendosën kurora me lule në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë, në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë. Festimet për Pavarësinë zhvillohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
















