Në kryeqytet është zhvilluar ceremonia e 103 vjetorit të Pavarësisë. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai uroi të gjithë shqiptarët, duke kërkuar që në këtë ditë të mos ketë ndarje.
“Sot le të harrojmë të gjithë mllefin, të gjithë ndasitë dhe të bëhemi bashkë për të bërë gjëra të mrekullueshme për vendin tonë”, u shpreh kryebashkiaku.
Ai bëri të ditur se gjatë ditës së sotme aktivitetet do të jenë të përqendruara në Dajt. Ndërsa, nesër do të jetë dita pa makina. Gjithashtu kryeqyteti do të festojë edhe Natën e Bardhë.
“Duke qenë se sot Tirana është më e madhe seç ishte para zgjedhjeve, ne kemi zgjedhur Dajtit, ku do te jenë 50 aktivitete, që fillojnë nga mesdita, deri në darkë vonë”, tha Veliaj.
















