• Latest
  • Trending
  • All

Aktorja Ema Andrea dhe “Flex Ensemble”, të dielën në një performancë në skenën e Akademisë së Arteve

28/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Aktorja Ema Andrea dhe “Flex Ensemble”, të dielën në një performancë në skenën e Akademisë së Arteve

28/11/2015
in Kulture

Ato nuk janë thjesht përralla… Vite më vonë, të gjithë e ndiejmë se rrëfimet që i kemi dëgjuar nën zërin e gjyshes apo të prindërve mbrëmjeve vonë, teksa na zinte gjumi, apo leximet tona nga librat me përralla që na kanë dhuruar, kanë qenë gjithnjë në jetën tonë. Personazhe që ashtu të humbur në pyll si Kësulëkuqja kanë ardhur përmes jetëve të tyre për të zgjidhur jetën tonë. Të gjithë ne kemi personazhin apo përrallën tonë të preferuar, që pavarësisht sa vite kemi mbi supe nuk e kemi harruar dhe do të donim ta dëgjonim sërish…

Ema Andrea, aktore, regjisore teatri, beson tek ajo lidhja e padukshme por shumë e fortë mes një lexuesi dhe përrallës. Përtej historive personale, leximi i përrallave vazhdon të mbetet një pasion i dashur, që do ta zgjidhte gjithnjë jo vetëm mbrëmjeve. Përrallat janë historitë që ajo i rekomandon fort, duke besuar se asnjë lexim tjetër nuk ka forcën edukuese tek brezi i ri sa ato. Krijuesit e parë të tyre mbetën anonimë.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

I shpikën ashtu natyrshëm si modele për fëmijët e tyre, me përfytyrimet e ardhura rastësisht për t’i futur fëmijët në ëndërrime nga ku do të ktheheshin më të lumtur. Të dielën më 29 nëntor, ora 11:00, Andrea fton të gjithë lexuesit besnikë të përrallave dhe fëmijët t’i bashkohen disa orëve ku tingujt e muzikës do të bashkohen me zërin e saj, në rrëfime që nuk duhen humbur. Bashkë me “Flex Ensemble” Endri Nini (piano), Kana Sugimura (violinë), Anna-Szulc Kapala (violë) dhe Martha Bijlsma (violonçel), ata do të sjellin një performancë që do të zhysë në botën mistike të rrëfimeve që kanë ndryshuar botën. “Xheku dhe kërcelli i fasules”, është përralla muzikore që do të interpretohet nga “Flex Ensemble”, ndërsa më pas aktorja Andrea do të rrëfejë për publikun përralla të përzgjedhura për këtë pjesë.

Përralla që ajo i ka gjetur në hulumtimet e saj për të përzgjedhur rrëfime jo thjesht të bukura, por që mbartin brenda dhe një lidhje me kohën. Pasditen e 29 nëntorit, në orën 19.00, grupi “Flex Ensemble” do të japë një koncert ku do të interpretohen pjesë të përzgjedhura nga Felix Mendelssohn Bartholdy, Gustav Mahler dhe Richard Strauss.

“Flex Ensemble” është një ndër grupet më interesante të gjeneratës së tij, i vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare si çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për muzikë dhome “Robert Schumann” në Frankfurt, si dhe me çmimin special për interpretimin më të mirë të veprës së Schumann. Më 2015, “Flex Ensemble” fiton çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës “Gianni Bergamo Classic Music Award” në Lugano të Zvicrës.

Ansambli është gjithashtu fitues i çmimeve në konkursin ndërkombëtar “Premio Trio di Trieste” në Itali dhe në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës “Kiejstut Bacewicz” në Łódź të Polonisë. Gjithashtu, fondacioni “Solti Foundation” në Londër e ka vlerësuar ansamblin me një çmim në kuadrin e programit të tij në mbështetje të muzikantëve të rinj. Aktiviteti i së dielës është realizuar nga Qendra e Gjermanishtes, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Flex Ensemble” është ekzekutues i disa premierave botërore të veprave të kompozitorëve të rinj, si kuarteti për mandolinë nga Victor Kioulaphides, kuarteti “Refrain in Extenso” nga Maurilio Cacciatore si dhe trioja e harqeve “Dardania Sacra” nga Kreshnik Aliçkaj.

Previous Post

Nishani dhe Rama festojnë 103 vjetorin e Pavarësisë në Vlorë

Next Post

Kosova nuk është shtet!

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Kosova nuk është shtet!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.