Në dritën e zhvillimeve të fundit në brigjet italiane, ku mbërrijnë vazhdimisht anije me klandestinë, disa prej të cilave përfundojnë edhe të mbytura duke shkaktuar qindra viktima, mediat italiane raportojnë arrestimin e R.V., personit përgjegjës për tragjedinë e Otrantos më 9 janar të vitit 2004.
Ai u arrestua në Peruxhia.
Mediat lokale bëjnë me dije se tragjedia ndodhi më 9 janar 2004, kur gomonia e ngarkuar me emigrantë, që kishin paguar nga 1500 euro secili, po kalonte në Ngushticën e Otrantos, kur u mbut, duke shkaktuar 21 viktima, përveç shtatë të humburve.
Sipas mediave lokale, tragjedia mund të ishte shmangur, nëse skafistët do sinjalizonin pozicionin e tyre përpara stuhisë, me raketat dritëhedhëse.
Të dhënat bëjnë me dije se mjetet e shpëtimit në fakt kishin qenë pranë mjetit lundrues me 39 persona në bord.
11 vjet pas tragjedisë, R.V., 40 vjeç, u arrestua pas një hetimi policor.
Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Vlorës për trafik qeniesh njerëzore.
Po ashtu ai në Itali po hetohej për pjesëmarrje në një bandë të trafikut të drogës.
R.V ka lënë burgun e Peruxhias dhe do ekstradohet në Shqipëri.
















