Ashtu siç po ndodh në pjesën më të madhe të globit, edhe në Shqipëri ka nisur të shfaqet eklipsi i diellit. Pamja spektakolare, edhe pse pjesërisht do të duket nga Tirana dhe qytete të tjera.
Eklipsi në vendin tonë ka filluar rreth orës 09:40 minuta në mënyrë të pjesshme dhe do të mbarojë rreth orës në 11:40, me diellin që do të mbulohet 40% nga hëna.
Kulmi kur dielli do të mbulohet më shumë, do të jetë në orën 10:40. Ekspertët paralajmërojnë të gjithë njerëzit që eklipsi të mos shihet me sy të lirë, pasi mund të dëmtojnë retinën. Sipas tyre nevojiten syve speciale.
Banorët e vetëm që do të përjetojnë emocione të plota, do të jenë ata në Ishujt Faroe dhe të Svalbardit në Norvegji.
Për shumë njerëz ky do të jetë eklipsi i parë i plotë që shohin, ku sigurisht nuk do të mungojnë edhe pamjet e filmuara apo të fotografuara me “smartphone”.
















