Parlamenti Europian thotë se mbëeshtet njëzëri integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por nuk beson të ndodhë përpara plotësimit të 5 përparësive kyçe dhe në tërësi të kritereve.
Monika Makovej (Monica Macovey), drejtuese e e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë tha në Tiranë se “reformat për anëtarësim në Bashkimin Europian janë unike dhe të rëndësishme”.
Zonja Makovej foli në konferencën e përbashkët për gazetarë me deputetin Taulant Balla pas pas përfundimit të takimit të Tetë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Parlamenti Europian që u zhvillua në Tiranë.
“Pa zbatimin e ligjeve, reformat janë fjalë. Nga 3 deri në 5 vjet mund të bëhet shumë punë”-tha zonja Makovej.
Ajo theksoi se PE i jep mbështetje rrugës së reformave dhe masave të rëndësishme të Shqipërisë si dhe marrëveshjes politike të dhjetorit 2014.
“Angazhimet e përbashkëta të mund të bëhen realitet. Duhet bashkëpunim politik që të realizohen reformat. Ne diskutuam edhe për 5 fushat kryesore dhe me rëndësi është zbatimi i reformave dhe i ligjeve”-tha eurodeputetja Makovej.
Ajo porositi gjithashtu që “partitë të mos fusin në lista kandidatë me rekorde kriminale” dhe që pas rasteve të përfolura të ketë “hetim të pavarur e të paanshëm akuzave të ngritura”.
“Gjyqësori duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur e të paanshme. Duhet të largohen të gjithë ata që kanë të shkuar kriminale nga institucionet shtetërore”-shtoi zonja Makovej.
Deputeti Balla, drejtues i delegacionit të Shqipërisë në leximin e deklaratës së plotë të përbashkët të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, thekseoi se “statusi “kandidat” është njohje e hapave të reformave të ndërmarra” si dhe “nxitje për vazhdimin e tyre”.
“Mbështetja për në BE është alternativa e vetme për të ardhmen e vendit. Ne mbështesim marrëveshjen e dhjetorit mes partive dhe bëjmë thirrje për zbatimin e marrëveshjes në kohë”-tha ai.
Po ashtu në të njejtin lexim të deklaratës së përbashkët, zoti Balla theksoi se “vërejmë progres e nxisim zbatimin e plotë të 5 prioriteteve















