Një alarm fals për bombë ka rezultuar fals sot në mëngjes në gjimnazin “Naim Frashëri” në qytetin e Durrësit.
Policia është njoftuar në sallën operacionale të saj përmes një telefonate se një pako e dyshimtë e lidhur me një celular ndodhej në hyrje të këtij gjimnazi.
Policia ka rrethuar zonën dhe së bashku me njësinë antieksploziv ka bërë një shpërthim të kontrolluar ku ka rezultuar se pakoja nuk kishte lëndë të rrezikshme.
Ky është alarmi fals i radhës që në shkollat e vendit sinjalizohet se ka lëndë shpërthyese. Pak ditë më parë u sinjalizua për bombë në gjimnazin “Musine Kokalari” po në Durrës dhe “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, të cilët rezultuan të rremë.















