• Latest
  • Trending
  • All

Nëna Tereze, murgesha nga Kosova që konsiderohej e rrezikshme për komunistët e Shqipërisë

03/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nëna Tereze, murgesha nga Kosova që konsiderohej e rrezikshme për komunistët e Shqipërisë

03/09/2016
in Aktualitet, Lajme

Dokumente të siguruara nga BIRN-i zbulojnë se regjimi komunist i Shqipërisë e spiunoi murgeshën me banim në Indi, pasi e konsideroi atë të rrezikshme dhe mendoi se Vatikani e kishte promovuar për të dëmtuar Shqipërinë.

E lindur në Shkup të Maqedonisë nga prindër shqiptarë të Kosovës, murgesha u vendos në radarët e regjimit komunist në fillim të 1980-ës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nevila Nika, ish-drejtoreshë e përgjithshme e Arkivit dhe pedagoge në Universitetin Evropian të Tiranës i tha BIRN-it se komunistët filluan të merren me të pasi ajo fitoi çmimin Nobel në dhjetor 1979.

“Gjatë ceremonive të mbajtura për çmimin në Norvegji, ajo shpalli haptazi origjinën e saj shqiptare në një kohë kur Shqipëria ishte bërë vendi i parë në botë që kishte ndaluar fenë,” theksoi Nika.

Pasi kishte vrarë dhe persekutuar klerikët e vendit, më 1967 diktatori komunist, Enver Hoxha vendosi të ndalojë totalisht fenë. Komuniteti katolik mori goditjen më të rëndë. Ndërkohë që pak klerikë ia dolën të largohen, shumë të tjerë u burgosën nga sistemi dhe u ekzekutuan.

Pas vitit 1967, kishat dhe xhamitë u kthyen në zyra, qendra sportive, muze apo vende të punës.

Nika beson se komunistët ia kishin frikën lartësimit të Nënë Terezës në një figurë ndërkombëtare, duke menduar se mund të shkaktonte presion mbi ta për të lehtësuar trajtimin e ashpër ndaj katolikëve të Shqipërisë.

“Ndërsa Nënë Tereza nderohej nëpër botë, shqiptarët nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Asnjë nga qytetarët nuk e njihte atë, apo ç’ka ajo kishte bërë për të fituar një çmim të tillë. Por lidershipi komunist e dinte mirë dhe ata nuk mund ta nënvlerësonin atë më gjatë,” tha Nika.

Një raport dikur i klasifikuar, i dërguar nga ministri i Brendshëm tek ish-kreu i Presidiumit të Asamblesë Popullore, Ramiz Alia në qershor 1982 përmend rrezikun nga aktivitetet e Nënë Terezës. Dokumenti i lexuar nga BIRN-i thekson “aktivitetet armiqësore të Vatikanit ndaj Shqipërisë” dhe e përmend atë si komplotiste kundër regjimit.

Me frikën se ajo propagandë fetare mund të importohej në mënyrë sekrete nga Kosova në Jugosllavi, zyrtarët shqiptarë u vunë në alarm mbi aktivitetet e prezumuara të Nënë Terezës.

“Murgesha kosovare, Tereza Bojaxhiu, në mars të këtij viti organizoi një takim në Romë, në të cilin morën pjesë 70 priftërinj shqiptarë dhe kosovarë mes emigrantëve të vendit tonë”, shkruhet në dokumentin e qershorit 1982.

“Ne po i ndjekim këto aktivitete armiqësore kundër vendit tonë dhe kemi marrë masa të mëtejshme për t’u njohur me situatën, duke forcuar punën tonë,” përfundon dokumenti.

Nika beson se komunistët ishin veçanërisht të alarmuar pas shpërthimit të demonstratave në Kosovë më 1981, kur shqiptarët etnikë kërkuan krijimin e një republike brenda Jugosllavisë.

“Ata panë kurajën e studentëve dhe qytetarëve të Kosovës kundër status quo-së dhe ndjenë se një ditë, e njëjta gjë do të ndodhte në Shqipëri,” tha ajo.

Në nëntor 1982, Nënë Tereza u përmend sërish në dosjet sekrete të Ministrisë së Brendshme, dërguar zyrtarëve të lartë të regjimit komunist. Në raport ajo u akuzua se bënte pjesë në aktivitetet armiqësore kundër vendit.

“Vatikani dhe Papa Vojtila [John Paul II] janë duke e përdorur personalisht dhe gjerësisht murgeshën Tereza Bojaxhiu për aktivitete propagandistike kundër vendit tonë,” thuhet në raport.

Theksohet gjithashtu se asaj i ishte dhënë çmimi italian “Torri Merlate” në maj 1982, medalja “Marquette” nga një universitet katolik në Shtetet e Bashkuara më 1981 dhe titulli “Doctor” nga universiteti i Georgetown.

Me ndihmën e Vatikanit, një prift kosovar i quajtur Lush Gjergji kishte publikuar gjithashtu librin “Nëna jonë Tereza”, në të cilin ajo ishte quajtur “përfaqësuese e dëshirave të të gjithë shqiptarëve në botë”. Ndërkohë, RAI në Itali, në bashkëpunim me organizatën e filmit Jadran në Zagreb po “realizonin një film për jetën e saj,” shkruhet në dokumentet sekrete. Në dosje shprehen shqetësime mbi udhëtimet e saj të vazhdueshme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara dhe takimet e saj me presidentë të vendeve më të fuqishme të botës.

“Gjatë këtyre udhëtimeve, ajo ka frekuentuar gjithashtu mjedise të atyre që janë arratisur nga Shqipëria….në Itali dhe me emigrantë shqiptarë dhe kosovarë. Në një intervistë të dhënë për revistën kosovare ‘Drita’, ajo bëri sulme të drejtpërdrejta ndaj vendit tonë, duke thënë ‘Kisha në Shqipëri është duke përjetuar një të premte të zezë, duhet të ngrihet sërish pasi vendi ynë nuk mund të harrojë,” shkruhet në dokument.

Nika e konsideron shqetësimin e komunistëve ndaj Nënë Terezës si krejt të kuptueshëm për atë kohë.

“Pavarësisht se Nënë Tereza thoshte që nuk ishte e përfshirë në politikë, ajo ishte një politikane e jashtëzakonshme dhe e rafinuar dhe avokate e madhe e lirisë. Sigurisht që ata ishin të frikësuar prej saj, pasi ajo e dinte se si liritë në Shqipëri ishin shtypur në nivel institucional dhe personal,”tha Nika.

Në vitet 1970, pasi nëna e saj Drane dhe motra Age Bojaxhi vdiqën në Tiranë, ajo shpenzoi vite me kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që ta lejonin atë të vinte të vendoste lule në varret e tyre.

Pasi kërkesat u refuzuan në mënyrë sistematike, ajo që ndodhi në gusht 1989 ishte një surprizë: atë muaj ajo u lejua të hynte në Shqipëri në një vizitë që ata e quajtën private-thuajse një vit e gjysmë para se regjimi të rrëzohej.

“Nuk është e qartë se çfarë e detyroi liderin e ri të komunistëve, Ramiz Alia të lejonte Nënë Terezën të hynte në vend-me shumë gjasë ishte situata e vështirë ekonomike me të cilën përballej vendi. Ndoshta Alia mendoi se ajo mund të siguronte ndihma humanitare,” thotë Nika.

Edhe pse zyrtarët komunistë e pritën atë në vizitën e parë të saj, Alia refuzoi ta lejonte që të hapte urdhrin e saj në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, më 1 dhjetor 1990, vetëm pak ditë pas shpërthimit të protestave studentore kundër regjimit, qeveria e nderoi atë me Dekoratën “Naim Frashëri” me motivimin e kontributit të çmuar ndaj njerëzve në nevojë.

“Shqiptarët janë krenarë për vajzën e tyre të madhe dhe të nderuar,” lexohet në tekstin që shoqëron dekoratën.

“Sigurisht, komunistët nuk e ndjenin të nderonin Nënë Terezën, por ata e bënë. Kjo është një provë tjetër e personalitetit të saj të shquar, diplomacisë dhe aftësisë në arritjen e objektivave të saj. Në fund, ajo ia doli madje edhe kundër komunistëve,” u shpreh Nika.

Tags: edi rama
Previous Post

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Emocione shqiptare në Vatikan

Next Post

Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës/ Rama nuk mund të rrinte pa prodhuar një skandal

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës/ Rama nuk mund të rrinte pa prodhuar një skandal

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.