Edi Rama është i vetmi zyrtar pa kravatë në koncertin që po zhvillohet ne Vatikan me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Nga transmetimi live dhe fotot, duket qartë se vetëm Kryeministri shqiptar nuk e ka marrë seriozisht këtë moment ceremonial. Në opera nuk shkohet pa kravatë, jo më kur opera vjen në kishë. Madje më të rëndësishmen në glob.
Në ndryshim nga Tsipras që bën një jetë të thjeshtë, Rama njihet për luksin e kostumeve firmato të prera me porosi dhe jetën në shtëpi banimi mijëra katrore dhe e gjithë kjo me rrogën modeste të Kryeministrit.
Por sot nuk e ka parë të arsyeshme të vendosë kravatë siç e kërkon protokolli dhe niveli i përfaqësimit. Burime pranë delegacionit shqiptar pohojnë se gjatë gjithë kohës Kryeministri Rama ka shprehur nervozizëm se pse nuk ishte ai drejtuesi i delegacionit shqiptar, por Presidenti i Republikës Bujar Nishani./SYRI.net/
















