Në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan po zhvillohet koncerti në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës, ku janë të ftuar yjet shqiptarë nëpër botë si Rita Ora, Inva Mula, Shkëlzen Doli, Ermonela Jaho, Lorik Cana etj.
Koncerti u hap nga Rita Ora dhe Lorik Cana u shprehën se koncerti është një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët ‘Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.
“Ne bijtë e gjakut dhe shpirtëror jemi këtu për ta nderur veprën e saj në dobi të të varfërve, që bashkoi njerëzimin me fuqinë e besimit. Këtë e dëshmon edhe koncerti dhe prania juaj.
Të pranishëm në koncert janë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare, Presidenti Nishani, Kryeministri Edi Rama, ish- Kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD Lulzim Basha, kryetari i Parlamentit Ilir Meta etj.