Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona ditët e fundit orët e fundit për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa dëshminë përkatëse.
Dy prej të arrestuarve kanë shkaktuar edhe aksidente për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, por fatmirësisht pa viktima, vetëm me katër persona të plagosur.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve ditët e fundit policia ka shtuar ndjeshëm prezencën në rrugë, ndërsa kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të njoftojnë menjëherë nëse konstatojnë persona të dehur në drejtimin e mjeteve apo pa patentë.















