“Arrest me burg” ishte masa e sigurisë që caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Enea Ceka.
Ky i fundit bashkë me kushëririn e rij Ergys Kolaveri akuzohen se tentuan të vrisnin me snajper brenda burgut në një distancë prej 150 metrash, 27-vjeçarin Elson Daci, i cili është arrestuar nga si autor i dyshuar i vrasjes më 4 nëntor të vitit 2015 të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Robert Kolaverit.
Por në atentatin e së shtunës dy kushërinjtë gabuan shënjestër duke plagosur në këmbë kosovarin Lili Dulaj.
Dyshohet se konflikti mes palëve ka lindur pas prishjes së pazareve për trafikun e emigrantëve nga Franca drejt Anglisë./Lapsi.al
















