• Latest
  • Trending
  • All

NË SKUADRAT E SUPERLIGËS ZVICERANE TË PAKTËN DY-TRE FUTBOLLISTË ME ORIGJINË SHQIPTARE

07/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

NË SKUADRAT E SUPERLIGËS ZVICERANE TË PAKTËN DY-TRE FUTBOLLISTË ME ORIGJINË SHQIPTARE

07/09/2015
in Lajme

 Arif  Ejupi 

Sikurse në Klubet e tjera të Evropës,edhe në ekipet e kategorisë së parë  të futbollit zviceran këtë verë janë bërë lëvizje të shumta të lojtarëve nga njëra skuadër  tek tjetra.
Nga këto vajtje –ardhje  disa skuadra kanë përfituar dukshëm kurse disa të tjera janë varfëruar  tepër saqë mbijetesa e tyre në  Superligën zvicerane do të vije në pyetje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga ndërrimi i skuadrave  më se tepërmi është dëmtuar  FC Thun , i cili ende nuk ka gjetur  zëvendësim të përafërt  të sulmuesit  të spikatur  Berat Sadiku,i cili gjatë këtij afati kalimtar është bërë anëtar i skuadrës ruse FC. Krylya Sovetov Samara.

Mungesa   e  këtij sulmuesi efikas ka bërë që nga gjithsej shtatë ndeshje të zhvilluara FC Thun të fitojë vetëm dy lojë.  Si pasojë  e   mosefikasitetit në sulm  skuadra e derivonshme   e Sadikut  ka vetëm  një pikë epërsi ndaj FC.  Zurich-it  të  radhitur  si  i fundit në tabelën e klasifikimit.

Po ashtu  ekipi tjetër i Cyrihut  FC. Graschopper , ka mbetur pa mesfushorin e njohur të kombëtares shqiptare  Amir Abrashi, i cili nga dëshira për tu afirmuar edhe më tepër ka kaluar në FC. Freiburg  të Gjermanisë. Ardhjes së Abrashit  në Freiburg  përveç  simpatizuesve  të skuadrës  i është gëzuar   së tepërmi  edhe trajneri   Christian Streich.
Trajneri  Streich mendon që  Abrashi është prurja më e duhur  dhe më e leverdishme në skuadër. Andaj  edhe   pretendimet për rikthim të serishëm në Bundesligën  gjermane  i   vlerëson    reale.

Këto kalime të futbollistëve nga klubi në klub janë përshkuar edhe me  pakënaqësi.
Aksionarët e FC Lugano nuk janë treguar aspak korrekt me sulmuesin e tyre Drilon Paçarizi.
Ata pothuajse në mbyllje të afatit kalimtar e kanë shpallur Paçarizin si lojtar të lirë dhe pa detyrime ndaj Klubit të tyre .
Mendojmë se me këtë rast është bërë padrejtësi e madhe, kur dihet fare mirë se për rikthimin  e FC Lugano pas trembëdhjetë vjetësh në  Ligën elitare të Zvicrës, merita të pakontestueshme  ka  edhe Paçarizi. Ai me golat e tij të bukur   shpeshherë  ka përcaktuar  fituesin    e takimeve të cilësuara si derbi.

Mbajtja peng e Paçarizit nga ana e udhëheqësve të FC. Lugano,  ia kanë humbur shanset  këtij futbollisti të talentuar  për tu përfshirë në ndonjë skuadër të njohur edhe jashtë Zvicrës.

Siç po shihet nga ky kontekst më së tepërmi do të pësojë vetë  FC. Lugano e gjendur në zonën e paqartë të renditjes tabelore,  dhe me rrezik  të vazhdueshëm për largim nga superliga.

Mungesa e kohës së mjaftueshme për të kërkuar skuadër të re e ka kushtëzuar Paçarizin që të kalojë tek skuadra voduaze  FC” LE MONT LS” anëtare  e    Challenge  League të Zvicrës,  grup i njëjtë me atë  ku  deri para  pak muajsh ka zhvilluar gara edhe FC. Lugano.

Nga komunikimi ynë i drejtpërdrejtë me Paçarizin, mësuam që ai me ekipin e tanishëm ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe se  në mjedisin e ri ndihet  mjaft  mirë.
Ai  si avantazh  e konsideron edhe mundësinë e takimeve më të shpeshta me prindërit  dhe motrat   e tij në Gjenevë.

Të qëndruarit në ulësen e rezervistëve  të FC LUZERN nuk e ka përballuar dot  preshevari Fidan Aliti,i cili dy-tre ditë para mbylljes së afatit kalimtar ka nënshkruar kontratë me skuadrën FC. Sheriff  Tiraspol të Moldavisë.

Kthim një hapë prapa ka bërë futbollisti i deridjeshëm dhe me mjaft  përvojë  i FC Sion Beg Ferati, i cili është huazuar së bashku me Benjamin Kolollin tek FC. Biel-Bienne.

Ndërkaq për mesfushorin e FC. St. Gallen Muhamet  Demiri përveç asaj që dihet që më nuk është pjesë e këtij ekipi të dhëna tjera nuk posedojmë  .
Bashkëlojtar i dikurshëm  i Demirit ishte  edhe  mbrojtësi i shkathët  i  seleksionit  të Shqipërisë , Ermir Lenjani , i cili përfundimisht  dihet    se në skuadrën e FC Nantes të Francës , do të luajë së bashku  me qendërmbrojtësin  e kombëtares sonë Lorik Cana.
Me gjithë lëvizjet e shumta prapëseprapë ekipet e Superligës zvicerane  në futboll  në gjirin e tyre kanë të paktën dy-tre lojtarë me origjinë shqiptare.
FC Basel  kampion i shumëfishtë  i Superligës zvicerane dhe pjesëmarrës në  Ligën e kampionëve  evropian   ndihet mjaft i kënaqur me kontributin  e golashënuesit me të mirë në Ligë Shkëlzen Gashi.

Në Basel formë jashtëzakonisht  të mirë po tregojnë dhe dy futbollistët tjerë të kësaj skuadre  Taulant Xhaka e Albian Ajeti.
Angazhimi në punë dhe  marrja me seriozitet e çdo këshille të dhënë nga ana e  trajnerëve  të tyre ka bërë që këta lojtarë të jenë të dobishëm dhe me rol të veçantë edhe në kombëtaren e Shqipërisë. Sezonin e sivjetmë e ka filluar mbarë  edhe FC. Grasshopper  i Cyrihut i cili aktualisht  është i pozicionuar në vendin e dytë me 16 pikë të tubuara.

Të aktivizuar në këtë klub janë edhe tre shqiptarë  të natyralizuar :Shani Tarashaj, Florian Kamberi dhe  Alban  Pnishi.

Parashikimet e ekspertëve të futbollit  se Tarashaj ka kapacitet  për të qenë njëri nga golashënuesit më të mirë në skuadër dhe Ligë po dalin të qëlluara.
Tarashaj  në shtatë takimet e deritashme ka qenë titullar i  FC. Grasshopper dhe ka shënuar gjashtë gola.

Lojës  së mrekullueshme të Tarashajt , i ka bërë analizë dhe përzgjedhësi i kombëtares shqiptare Gianni  De Biasi ,i cili e sheh si opsion të mundshëm angazhimin e tij në njëmbëdhjetëshin e parë të Shqipërisë.
Po ashtu edhe Florian Kamberi  vetëm njëzetvjeçar  është  në rrugë të mirë  për të krijuar emër në Zvicër , dhe jashtë saj. Paraqitjet e Kamberit po admirohen  edhe nga ekspertët e Federatës së futbollit zviceran si dhe nga ata të Shqipërisë.
Pritet që gara për ta bashkuar këtë talent  të ri në kontingjentin e lojtarëve zviceranë  apo shqiptarë do të nis së shpejti.

Ndërkaq FC Luzern në përbërjen e tij ka Hekuran Kryeziun, Migjen  Bashën dhe Jahmir Hykën me të cilët synon  kapjen e  vendit të dytë apo të tretë në tabelë,dhe  pjesëmarrjen në Ligën evropiane.  Migjen Basha i rikthyer në Superligën zvicerane nga Torino e Italisë, duket se është përforcim i qëlluar i FC. Luzern.

Ky lojtar i kalitur  me përvojën e tij të fituar në klubet italiane  u tregua i suksesshëm  dhe në Kopenhagë në përballjen Danimarkë- Shqipëri 0:0,  ndeshje kjo e vlershme  për kualifikimet e kampionatit  evropian “Franca 2016”.

Me FC. YONG BOYS dy vite radhas  po  tregon lojë të shkëlqyer edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili nëse vazhdon me këtë ritëm lehtë mund të gjendet edhe në formacionin e parë të kombëtares zvicerane.
Kjo skuadër në radhët e veta para një viti e ka sjellë edhe futbollistin e talentuar  shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë , Taulant  Seferi .

Por, si duket ky lojtar ka qenë i pafat sepse e kanë përcjellë  lëndimet  dhe si pasojë e tyre është dashur të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër.
Të gjithë sportdashësit  në start të këtij kampionati është duke i zhgënjyer më lojën e tij të   dobët  FC . Zurich. Mirëpo  ardhja e trajnerit  të mirënjohur finlandez  Sami Hyypia javën që shkoi ka ngjallur shpresën  që klubi  do të reformohet  dhe do të zhvendoset  shpejt nga zona e të rrezikuarve.

Pjesë e  FC Zurich, janë edhe tre reprezentuesit  e Shqipërisë , Burim Kukeli, Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku. Gjithashtu në ekipin e parë është inkuadruar dhe Lulzim Salihaj i dalë nga kadetët e këtij klubi.

Përfundimi i këtij kampionati do të konsiderohet  mjaft i suksesshëm nëse dy mbrojtësit e FC Lugano  Frederik Veseli dhe Denis Markaj ,kuptohet së bashku me bashkëlojtarët  tjerë do të arrin që skuadrës së tyre t,i sigurojnë ngeljen në superligë.
FC. St – Gallen  e Albert Bunjakut  prioritet do ta ketë mesin e tabelës.

Ndërsa skuadra  me të njëjtin emër nga Vaduzi  i  principatës së Lieshtenstajnit e cilësuar më tepër si  vizitore e superligës zvicerane  kësaj radhe  ka hartuar  plan më afatgjatë për vazhdimin e garave me më të mirët e Zvicrës, sepse në radhët e veta kanë përfshirë dy futbollistë mjaft të përshtatshëm dhe perspektivë Naser Aliji të huazuar nga FC. Basel dhe Albion Avdiaj i ardhur nga FC. Wolfsburg i Gjermanisë.

Mbi pesëdhjetë futbollistë me prejardhje  shqiptare të aktivizuar në   Superligë   dhe  në të ashtuquajturën  Challenge Legaue të Zvicrës, janë argumenti më bindës që ky vend  kohëve të fundit  është bërë furnizuesi kryesor me lojtarë i kombëtares së Shqipërisë dhe i asaj të Kosovës.

Kjo u vërejt edhe në takimin e fundit me Danimarkën ,ku  fanellën kuqezi e kanë  veshur nëntë lojtarë të  cilët luajnë apo kanë luajtur deri para pak kohësh në skuadrat e Superligës zvicerane.

 

Previous Post

Kapet një avion me drogë nga Shqipëria drejt Italisë

Next Post

Riza Halimi: Vetëm fjalë për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Riza Halimi: Vetëm fjalë për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.