• Latest
  • Trending
  • All

Riza Halimi: Vetëm fjalë për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi

08/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Riza Halimi: Vetëm fjalë për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi

08/09/2015
in Lajme

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratikë në Luginë të Preshevës, Riza Halimi, përmes një deklarate publike, i ka akuzuar subjektet dhe individët përgjegjës në disa nga institucionet e tri komunave shqiptare në Luginë, se “një gjë thonë e tjetër bëjnë”.

Këto kritika ai i adreson në rrethana kur Kosova ka nënshkruar me Serbinë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë kërkuar që shqiptarët në Serbi të kenë të drejta të njëjta me serbët në Kosovë, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumice shqiptare, por nuk kanë bërë asgjë për realizimin e këtyre të drejtave, madje nuk kanë arritur të krijojnë një qëndrim konsensual të partive politike shqiptare në Luginë.

Në deklaratën e kryetarit të PVD–së thuhet:

“Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu deklaroi këto ditë se në konsultim me kryetarët e subjekteve politike ka caktuar për 12 shtator mbledhjen e Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës që do të duhej të ishte përgjigje ndaj Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asocioacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Në takimin e parë konsultativ të kryetarëve të subjekteve politike, që kanë këshilltarë në kuvendet komunale të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kishte unitet të plotë për domosdoshmërinë e mbajtjes së një seance të këtij Kuvendi lidhur me këtë temë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme, por pas përgatitjeve serioze dhe shqyrtimeve e analizave paraprake të çështjeve të rëndësishme jetësore aktuale që duhet të bëhen në kuvendet e komunave të Preshevës e Bujanocit si dhe në Kuvendin e KNSH-së.

Tanimë është shumë i njohur qëndrimi i qartë i Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, i formuluar me anë të Platformës politike të vitit 2006 për zgjidhjen e pozitës së shqiptarëve në Serbi në bazë të parimit të reciprocitetit me nivelin e të drejtave që iu sigurohen serbëve në Kosovë.

Në situatë kur pas Marrëveshjes së Brukselit në Kosovë kanë filluar aktivitetet për përpilimin dhe aprovimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, do të ishte krejtësisht bajate dhe kontraproduktive vetëm përsëritja verbale e kërkesës për reciprocitet pa e bërë asnjë hap konkret përgatitor për krijimin e parakushteve për përmirësimin e gjendjes aktuale shumë të vështirë dhe për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në përgjithësi të shqiptarëve në Serbi.

Do të ishte në parim krejtësisht në rregull që iniciativën për organizimin e këtij tubimi po e paraqet kryetari aktual i KNSH po të mos ishte kontestuar dhe injoruar padrejtësisht edhe atë nga vetë z. Musliu, paraardhësi i tij në këtë funksion të rëndësishëm.

Këtij fakti patjetër duhet t’i shtohet edhe gjendja absurde dhe e papranueshme aktuale e KNSH – së kur që nga konstituimi i kësaj përbërje po injorohen plotësisht 7 nga 15 përfaqësuesit që u zgjodhën nga votuesit shqiptarë.

Gjithashtu janë legjitime, deri në këto momente vetëm verbale, interesimet edhe të dy kryetarëve të komunave për zgjerimin e kompetencave të pushteteve lokale në Serbi sipas modelit të Ahtisarit për komunat me shumicë serbe në Kosovë të cilat po avancohen dukshëm edhe me Asociacionin që po përgatitet për zbatim në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Mirëpo shtrohet pyetja se a mund të realizohet ky reciprocitet vetëm me përsëritjen e kërkesave verbale pa tentuar të bëhen veprime konkrete, të cilat në vazhdimësi po i praktikojnë homologët e tyre në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Madje, çështja është se sa janë serioze deklaratat e kryetarëve të komunave, kur verbalisht kërkojnë reciprocitet e autonomi, madje edhe bashkëngjitje Kosovës gjatë fushatave zgjedhore dhe në të njëjtën kohë ata me dëgjueshmëri po i nënshtrohen vullnetarisht diktatit arbitrarë të kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë serbe për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me të cilin seriozisht po cungohen edhe kompetencat që me ligj i garantohen pushteteve lokale në Serbi.

Në anën tjetër, edhe pse me kompetenca shumë më të reduktuara se në rastin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, edhe pushtetet lokale në Serbi në bazë të ligjit aktual kanë mundësi të krijojnë institucione të përbashkëta. Andaj shtrohet pyetja e logjikshme pse deri më tani udhëheqjet e dy komunave me shumicë shqiptare nuk janë angazhuar të krijojnë organe dhe institucione me interes të përbashkët. Por ç’është edhe më keq edhe kur me ndihmën e USAID – it ishte formuar Zyra e përbashkët për zhvillim në vitin 2005, ajo u shua pas disa viteve për shkak të mos interesimit të udhëheqjeve të pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë patjetër duhet të nxjerrë konkluzione dhe qëndrime konkrete për avancimin e të drejtave individuale dhe kolektive. Mirëpo ky avancim nuk mund as të mendohet e lere më të realizohet pa veprime konkrete të strukturave të pushteteve lokale në komunat me shumicë shqiptare dhe të KNSH – së. Në këtë drejtim është e domosdoshme që në këto organe të shqyrtohen urgjentisht dhe të ndërmerren masat përkatëse lidhur me të gjitha problemet jetësore të paraqitura me Programin e vitit 2013 e posaçërisht për çështjet më aktuale siç janë:

– Vizita e kryeministrit Vuçiq në Preshevë e Bujanoc dhe ndarja e mirënjohjes nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës;

– Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor me aksent të veçantë lidhur me mungesën drastike të teksteve mësimore në gjuhën shqipe;

– Informata lidhur me vlerësimin manipulues të numrit të banorëve në komunat e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës;

– Refuzimi i shumicës në Kuvendin Komunal në Bujanoc që sheshi apo rruga kryesore të emërohet me Gjergj Kastrioti Skënderbeu;

– Shqyrtimi i raportit të pushteteve lokale dhe KNSH – së ndaj Trupit Koordinues të Qeverisë serbe për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Nëse udhëheqjet e pushteteve lokale dhe KNSH nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me këto çështje të ndjeshme jetësore, që janë kryesisht kompetencë e tyre ligjore, atëherë nuk janë fare serioze pretendimet e tyre që me organ përfaqësues që aktualisht ka vetëm karakter politik, të avancojnë pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Njëkohësisht janë krejtësisht demagogjike dhe bajate deklaratat për unitet kombëtarë kur ata jo vetëm që në format më drastike i injorojnë përfaqësuesit e opozitës shqiptare, por me procedura krejtësisht joligjore po e vazhdojnë fushatën e egër të shkarkimeve të këshillave të shkollave dhe drejtorëve në shkollat shqipe, e ç’është edhe më drastike këto udhëheqje shqiptare po i diskriminojnë institucionet më të rëndësishme të arsimit në gjuhën shqipe, e madje edhe po i rikthejnë diferencimet famëkëqija të regjimit të Millosheviqit dhe largimin e punëtorëve Shqiptarë bazuar vetëm në interesat e ngushta partiake.

Në situatë kur përbërja e re e KNSH – së ka ndërprerë në 10 muajt e fundit aktivitetet për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat shqipe, madje edhe nga Shqipëria, duke dhënë premtime joserioze se kjo çështje shumë e ndjeshme do të zgjidhet duke i sjellë të gjitha tekstet nga Kosova pa asnjë procedurë paraprake, madje edhe pa ndonjë marrëveshje në mes të ministrive përkatëse të Kosovës dhe Serbisë, qoftë të drejtpërdrejtë apo me anë të Brukselit, tregon se sa shkurtpamëse dhe e dëmshme është politika e poenave të lirë politik që po zbatohet nga udhëheqjet aktuale në Luginë të Preshevës.

Andaj porosia nga kryesia e PVD – së është e qartë se kërkesa për të drejtat e shqiptarëve në Serbi konform nivelit të të drejtave që po i realizojnë serbët e Kosovës është krejtësisht legjitime, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ky reciprocitet nuk arrihet me lojërat politike me të cilat po tentohet mbajtja e mbledhjes e 12 shtatorit, por me angazhim të mirëfilltë, i cili themelet i ka në funksionimin shumë më efikas e më serioz të pushteteve lokale dhe të KNSH – së, por natyrisht edhe me unitet në veprim të gjitha subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës”, përfundon Deklarata e kryetarit të PVD – së dhe deputetit popullor në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi

Previous Post

NË SKUADRAT E SUPERLIGËS ZVICERANE TË PAKTËN DY-TRE FUTBOLLISTË ME ORIGJINË SHQIPTARE

Next Post

ARTAN FUGA/Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

ARTAN FUGA/Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.