Një tjetër avion me drogë mbërrin nga Shqipëria drejt Italisë. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë narkotike. Lajmi u publikua sot në mediat italiane.
Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar sot 4 persona anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Ky mjet fluturimi i sekuestruar tashmë nga policia italiane lejonte t’i shmangej kontrollit doganor. Në brendësi të këtij avioni, fshehur pas sediljes së pasagjerit u gjetën 80 kg lëndë narkotike, raportojnë mediat.
Baza në aeroportin turistik të Vercellit – Trafikimi i lëndës narkotike të importuar nga Shqipëria drejt Italisë e kishte bazën në aeroportin turistik të Gattinara në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes.
















