Grevisti Fatmir Hoxha tha se ish-të përndjekurit politikë vërejnë se me mosdënimin e figurës së diktatorit komunist Enver Hoxha qeveria dhe kryeministri Edi Rama tregojnë se janë dakort me të.
Ish-të përndjekurit politikë deklaruan përfundimin e grevës së urisë në ditën e 20-të të saj.
Ata thanë se ndihen të fituar që greva e organizuar rriti ndjeshmërinë ndaj çështjes së tyre.
Fatmir Hoxha, organizator dhe grevist urie deklaroi se heshtja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të marrë atë që e quajti “kundërpërgjigje edhe më të fortë” dhe se tani “fillon beteja më e madhe”.
“Ardhja e Papës së Vatikanit në Shqipëri do t’i japë një mësim shumë të fuqishëm. Ajo ditë do jetë një ditët më të mëdha të protestës”-tha Hoxha.
Ai shtoi se ish-të përndjekurit vërejnë se me mosdënimin e figurës së diktatorit komunist Enver Hoxha qeveria dhe zoti Rama tregojnë se janë dakort me të.
Zoti Hoxha theksoi se gjithashtu se greva e urisë nuk i shpërbeu vetëm ish-të përndjekurve, por të gjithë popullit shqiptar:
“Heshtja e Edi Ramës do të thotë se nuk është dakord të dënohen krimet e komunizmit, dhe heshtja e qeverisë Rama nuk ka dëshirën e mirë pas mashtrimeve që bëri pas fushatës zgjedhore. Ky është një kryeministër i ardhur me mashtrime e gënjeshtra”.
I përndjekuri Hoxha falenderoi të gjithë mbështetësit e grevës së urisë, ndërkombëtarët dhe ekipet mjekësorë për gatishmërinë dhe qëndrimin pranë me përkujdesje.
Vendimi për përfundimin egrevës së urisë u bë një ditë pasi ish-të përndjekurit u pritën nga presidenti Bujar Nishani, i cili kërkoi respektimin e Rezolutës së Kuvendit të vitit 2006 që dënoi figurën e diktatorit Enverd Hoxha:
“Ne kemi kërkuar të realizohen 5 kërkesat tona dhe Presidenca na premtoi se do t’i japë zgjidhja problemeve tona”.
















