Përmes kësaj linje synohet zgjerimi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet shtetit maqedonas si dhe nxitja e turizmit gjatë sezonit veror në të dy anët e brigjeve të liqenit të Ohrit.
Fillon nesër nga puna linja ujore Ohër-Pogradec- Ohër. Udhëtimi i parë me anije do të kryhet ditën e martë nga Ohri në Pogradec, raporton agjencia e lajmeve INA. Përmes kësaj linje synohet zgjerimi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet shtetit maqedonas si dhe nxitja e turizmit gjatë sezonit veror në të dy anët e brigjeve të liqenit të Ohrit.
Në grupin e parë të udhëtarëve të kësaj linje, do të jenë kryesisht zyrtarë nga komuna e Ohrit, përfshirë kryetarin Nikolla Bakraçevski, përfaqësues të ndërmarrjeve publike nga komuna e Ohrit, biznesmenë dhe një grup gazetarësh.
Sipas njoftimeve pjesë e ekspeditës do të jetë ministri i Transportit Mile Janakijevski, ndërsa nga pala shqiptare, në portin e Pogradecit do të jenë kryetari i Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi dhe ministri i Transportit të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














