Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është me atë që fiton ndeshjet në futboll, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili së fundmi është aktivizuar në politikë, ka gjetur kohë që të shikojë ndeshjen dhe të bëjë tifo për ekipin e tij të zemrës Gjermaninë.
Jamarbri është ulur në një prej lokaleve afër zonës së stacionit të trenit për të parë ndeshjen mes Portugalisë dhe Gjermanisë. Kjo është edhe zona që atij i është caktuar nga Lulzim Basha për të mbikqyrur gjatë fazës së rinovimit të PD-së.
“Gjermanët zotër të teknikës, sulmit, mbrojtjes, fushës, saktësisë, sigurisë, civilitetit, rezistencës. Ata, me lojën e tyre në këtë fitore të shkëlqyer, nuk e mundën, por e shpartalluan Portugalinë 4:0 dhe kjo thuajse në shtëpinë e tyre. Tomas Muller supershënues, superstar! Urime ekipit fitues në rrugën drejt Kupës! Urime të gjithë tifozave të Gjermanisë si dhe mbesave dhe nipërve te mi, shoqeve dhe shokëve të tyre që festojnë sonte këtë fitore!!”, shkruan Berisha.















