Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ka sqaruar se do të dërgojë në Kuvend Ligjin e rishikuar për Maturën Shtetërore për të hequr pragun e kalueshmërisë.
Po ashtu, ai ka sqaruar se pranimi i studentëve në fakultete, prej këtij viti, do të bëhet duke llogaritur 30 për qind shkollimin e mesëm, 40 Maturën Shtetërore
Ja njoftimi i plotë i ministrit Bajrami:
Sot kam vizituar shkollat “Sami Frashëri” në Prishtinë, “Ismail Luma” në Lipjan dhe “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, me ç’rast kam dëgjuar kërkesat e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe kemi biseduar me nxënës për provimin e maturës shtetërore.
Së shpejti do të dërgohet në Kuvend, Ligji i rishikuar për Provimin e Maturës Shtetërore. Ndryshimet në këtë projektligj do të mundësojnë që provimi i maturës të mos jetë pengesë për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë, meqenëse tani standardi i ri që do të propozojmë do të jetë kriteri i arritshmërisë dhe do të hiqet pragu i kalueshmërisë.
Pranimi i studentëve në institucionet e arsimit të lartë do të bëhet në bazë të rezultateve të arritura, ku 30% do të jetë suksesi gjatë shkollimit të mesëm dhe të lartë, 40% suksesi në provimin e maturës shtetërore, dhe 30% në vlerësimin e brendshëm të njësive akademike.
















