Ministri i Jashtëm është detyruar t’i lërë vend kryeministrit Mustafapër fjalimin kryesor në seancën solemne të Kuvendit me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë, por ajo që ndodh bie mjaft në sy. Për herë të parë që prej shpalljes së Pavarësisë, Hashim Thaçi s’ka qenë më në qendër të vëmendjes.
Teksa Mustafa flet nga foltorja e Kuvendit për Pavarësinë, Thaçi është dukur i lodhur.
Në një video të publikuar në Interaktiv në KTV, Thaçi duket se bën një sy (e gjysmë) gjumë teksa Mustafa flet.
















