• Latest
  • Trending
  • All

Ndeshja në Beograd dhe mesazhet që kombi i shqiptar i dha elitës

16/10/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

26/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

26/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 October, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ndeshja në Beograd dhe mesazhet që kombi i shqiptar i dha elitës

16/10/2014
in Opinion

Nga: Adri Nurellari

Në trojet shqiptare ende nuk është venitur solidariteti masiv mbarëkombëtar që brofi në këmbë pas ndeshjes së zhvilluar me Serbinë, duke shërbyer si një dëshmi e jashtëzakonshme uniteti e krahasueshme vetëm me festimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ngjarja e Beogradit kompaktësoi dhe mobilizoi mbarë shqiptarët duke demonstruar se ri-bashkimi shpirtëror shqiptar është tanimë një ortek i pandalshëm dhe se flaka e ndezur nga rilindësit jo vetëm është ndezur, por tanimë shndrit si rrallë herë më parë. Kjo ngjarje flet për një energji të pashtershme patriotike që duhet kanalizuar e maksimalizuar për të zhvilluar më shumë popullin tonë e për të përqafuar më mirë vlerat universale si liria, demokracia, zbatimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Po ashtu qe një sinjal i përkryer paralajmërues për brezat e rinj e të freskët që po rriten në kombin tonë, të cilët nuk janë të tredhur, nuk janë të rrahur që këlysh, pra nuk kanë pasur përvojat e sipërpërmendura. Këta të rinj pa komplekse ndihen më se rehat që kanë identitetin kombëtar shqiptar dhe e konsiderojnë veten qytetarë evropianë të barabartë me popujt e tjerë të kontinentit.
Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini e shumë qytete të tjera shqiptare të cilat kanë flakëruar deri vonë me ngjyrat e flamurit i kanë dhënë një mesazh të qartë elitave shqiptare anakronike se ngelen prapa përkundrejt vullnetit të natyrshëm të zjarrtë historik të kombit, se kanë të bëjnë me një popull krenar të bashkuar që kërkon dinjitet dhe se plaga shqiptare e Ballkanit është unfinished business (çështje e hapur). Për elitat shqiptare politike veçanërisht është një mesazh që thotë ose përshtatuni nevojave të këtij realiteti të ri popullor ose bëheni pjesë e së kaluarës, ose mësoni të hapni velat e ndiqni erën e re të rimëkëmbjes së krenarisë kombëtare shqiptare ose ngeleni prapa e keni për t’u zëvendësuar shumë shpejt.
Ajo ngjarje shërbeu së pari si një leksion për një pjesë të përfaqësuesve naive të elitës së Tiranës që për një kohë të gjatë kanë pasur një kompleks inferioriteti të theksuar përkundrejt Jugosllavisë që dikur ka qenë më e hapur ndaj perëndimit dhe më e zhvilluar dhe që nuk humbin rast për të treguar një nostalgji absurde ndaj Goran Bregovic apo Zdravko Çoliç, duke treguar njëherazi mungesë njohje e ndjeshmërie për vuajtjet e bashkëkombësve tanë përtej kufirit. Ata panë me sytë e tyre kësaj radhe një demonstrim në miniaturë të barbarisë shoviniste mesjetare që ende mban të infektuar një pjesë të mirë të shoqërisë serbe e cila akoma nuk ka kurajon që të reformohet e të ballafaqojë në mënyrë humaniste përgjegjësitë mbi të kaluarën e afërt e të largët.
Nga ana tjetër kjo qe edhe një shuplakë realiteti për ata intelektualë të cilët deri dje kanë ushqyer iluzione për krijimin e një kombi të ri kosovar të distancuar nga kombi shqiptar duke sajuar një fantazi të rreme kinse Kosova po distancohet nga Shqipëria si Austria me Gjermaninë. Faktikisht manifestimi masiv e intensiv I djeshëm tregoi që këto zëra janë në grahmat e fundit të diskursit publik dhe po humbasin edhe atë pak terren që kanë pasur para pak vitesh. U tregua qartazi se pavarësisht nga ëndrra jonë e kamotshme për të qenë të bashkuar në një shtet, fakti se jemi të shpërndarë në gjashtë shtete, sikurse tregoi harta e autochtonous , ne prapë mund të ndihemi një komb e s’kemi nevojë të zvetënohemi e krijojmë identitete të rreme apo të asimilohemi në identitetet e shteteve ku kemi ngelur pa dëshirën tonë. Ky në njëfarë mënyre është fati i shumicës së popujve të Ballkanit, sikurse tregon rasti i Moldavisë me Rumaninë apo Qipros me Greqinë.
Mobilizimi i ndezur I qytetarëve anembanë trojeve qe edhe një dush i ftohtë i atyre përfaqësuesve tipik provincial të elitave në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni të cilët kanë bezdi apo siklet që bashkëkombësit përtej kufirit shtetëror “fusin hundët” në ato që ata konsiderojnë si domeni i tyre. Për ta populli në mënyrë spontane e gjenuine tha njëzëri se kanë për të vazhduar për të qëndruar në periferi dhe nuk do munden kurrsesi t’i vendosin shkopinj në rrota nevojës së brendshme për bashkim e solidaritet.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Situata po ashtu dërgoi një mesazh edhe për qeverinë e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama që do të ishte mirë që edhe ai të ndjekë modelin e kombëtares sonë, të shkojë në Beograd e të na përfaqësojë me kurajo e dinjitet. Mandej kurajoja e dëshmuar nga futbollistët tanë mu në mes të stadiumit të ish-skuadrës së armatës jugosllave frymëzoi dhe trimëroi shumë shqiptarë që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit i shoqërive postkoloniale apo post diktatoriale. Këtu bëhet fjalë për bashkatdhetarë nga të gjitha viset të cilëve fatkeqësisht barra e rëndë mbi shpinë qoftë prej totalitarizmit dhe fukarallëkut enverist nga ana perëndimore e kufirit e qoftë prej terrorit shtetëror e aparteidit sllav nga ana tjetër, ua ka kërrusur shpinën e shtrembëruar apo nënshtruar deri diku krenarinë e karakterin.
Pritja si heronj që iu bë futbollistëve tanë në Rinas dhe lavdia që ata morën falë qëndrimit stoik dhe dinjitoz është një rekomandim i qartë për këdo që aspiron të gëzojë lavdi në popullin tonë se guximi e patriotizmi shpërblehet. Kuptohet që njëherazi është një shkelm në fundshpinë për bukëshkalë shqiptarë si Adnan Jonuzaj, Valon Berhamin, Elvis Kabashin apo Ilir Azemin e të tjerë, të cilët kanë refuzuar të luajnë me përfaqësuesen e Shqipërisë apo të Kosovës duke humbur shansin jetësor që të gëzonin trajtimin si hyjni nga populli i tyre dhe duke mos shfrytëzuar mundësinë për të shpaguar sadopak të afërmit e tyre familjarë për vuajtjet e mëdha që i kanë detyruar të lënë atdheun.
Mes shumë mesazheve e konkluzioneve që mund të nxjerrim nga ndeshja e futbollit dhe reagimeve të palëve të ndryshme, padyshim që ajo që më së shumti vlen të nxirret në pah është mesazhi që na e dha vetë kombëtarja. Kombëtarja tregoi fytyrën e vërtetë qytetare të patriotizmit shqiptar. Ajo bëri diferencën e tregoi kurajo dhe civilizim të lartë duke shkuar në Beograd pavarësisht se u privua nga tifozët dhe simbolet e u fye me thirrje nga më poshtërueset e makabre. Po ashtu deklaratat e kapitenit fisnik Lorik Cana vetëm sa e përforcojnë epërsinë morale tonën dhe supremacinë që ka nacionalizmi shqiptar përkundrejt shovinizmit të egër e brutal serb. Fal kësaj epërsie edhe kemi fituar përkrahjen bujare të vendeve më të zhvilluar e demokratizuara të botës. Ky është një mesazh do të thotë që ne jemi më lartë e do të qëndrojmë më lartë moralisht nëse nuk biem pre e provokimeve, nuk degradojmë në manifestim të patritozmit anakronik, turbofolk tipik ballkanik, pra nuk replikojmë apo imitojmë nacionalizmin serb.. Këtu bëhet fjalë për të vijuar me traditën fisnike të rilindësve tanë (dy prej të cilët fluturuan me quadcopter mbi stadium) të kultivimit të dashurisë ndaj atdheut e jo të urrejtjes ndaj të tjerëve.

Post Views: 36
Previous Post

Papulias për dhunën në Beograd: Duan ta shfrytëzojnë sportin

Next Post

Miti i shpifur i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Miti i shpifur i “marrëdhënieve të reja” me Serbinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.