“Ndërtimet abuzive të këtyre 25 viteve rrënuan peizazhin urban, zhvlerësuan me disa herë pasuritë e patundshme dhe shkatërruan vetë atdheun e shqiptarëve. Pasojat e këtij shkatërrimi do i vuajnë brezat e shqiptarëve për dekada me radhë”. Kështu e ka nisur postimin e tij në rrjetin social Facebook, deputeti i PS, Koço Kokëdhima ku ndër të tjera ai shkruan “ndryshimet e sotme të Kodit Penal dhe fundi i vitit që po lëmë pas mbyllin përfundimisht zhvillimin anarkik të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ashpërsimi i ndëshkimeve penale nuk do të mbushë burgjet, por do të motivojë respektin ndaj ligjit. Edhe në kohën e Saliut parashikoheshin dënime me burg, por ndërtimet pa leje vazhdonin. Nën qeverisjen tonë nuk ka më ndërtime abuzive. Të gjithë e kanë të qartë se po provuan do ndëshkohen!”-shkruan Kokëdhima në FB.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















