Në nisje të fazës së dytë të reformës në arsimin e lartë, kryeministri Edi Rama tha sot se me këtë fazë tashmë nis matja e cilësisë së universiteteve, duke paralajmëruar se ashtu si në fazën e pare edhe këtu do të ketë të tjera dhimbje dhe shifra rrënqethëse.
“Është fakt që sot ka një clirim të përgjithshëm shoqëror nga një barrë e rëndë me të cilën ne përshkruam një rrugë të gjatë si vend dhe kjo barrë ishte mbi të ardhem që në një pajtim hipokrit ishte rënë dakort që të mbahej. Një barrë e rëndë heqja e së cilës na ka sjellë na ka sjellë këtu, në fazën ë dytë që ka të bëjë me matjen e kritereve të cilësisë dhe jo më me hetimin e ligjshmërisë. Bazuar në kushtet e ligjshmërisë, sot IAL që funksionojnë janë në rregull, por sesa në rregull janë bazuar në kriteret e cilësisë, këtë do na i tregojë ky proces. Një proces i vështirë që do të sjellë të tjera dhimbje në rrugën e arsimit të artë. Një proces që do të na ballafaqojë me të tjera fakte, shofra dhe prova rrënqethëse të një degradimi constant që iu bë arsimit të lartë, por një proces i domosdoshëm”, tha Rama gjatë konferencës së mbajtur për nënshkrimin e marrëveshjes me Agjencinë britanike të Akreditimit të universiteteve, e cila do të merret me akreditimin e IAL-ve në vend.
Agjencia britanike e Akreditimit është një nga agjencitë më prestigjioze e rrjetit të agjencive në nivel evropian, dhe promovuese e vlerave të mishëruara në një kuadër të përgjithshëm legjislativ brenda BE-së, tha kryeministri.