Miratimi në Kuvend me 84 vota pro të disa ndryshimeve në ligjin e Gjykatës së Lartë është cilësuar nga Presdidenti BujarNishani si një akt antikushtetues. Përmes një njoftimi për mediat, Presidenca shprehet se ky akt është në vijimësi të akteve të cilat po çojnë në asgjësimin e Institucionit të Presidentit të Republikës.
“Ne e konsiderojmë si akt thellësisht antikushtetues, si një vijimësi e akteve të tjera që po çojnë në asgjësimin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si shenja të forta të një modeli politik autoritarist”, deklaroi Presidenca.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në përgjigje të kësaj deklarate, tha: “Nuk jam njohur akoma me këtë qëndrim që përmendët ju, dhe nuk besoj se ka qenë dhe është qëllimi i parlamentit apo edhe i shumicës për të asgjësuar ndonjë institucion në vendin tonë, aq më tepër institucionin e nderuar të Presidentit të Republikës, por besoj se për këtë çështje do të kemi rast të shprehemi dhe në të ardhmen”
















