Policia ka ndaluar sot në Pejë në orët e mëngjesit një person nën dyshimet për përfshirje në vepra që lidhen me terrorizëm.
Lajmin për këtë ndalim e bëri të ditur për KALLXO.com Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka ndaluar një person lidhur me dyshimet për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me terrorizmin”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyreje.
Dje gjatë vizitës së tij në Kosovë, senatori amerikan John McCain lavdëroi autoritetet kosovare për luftën kundër terrorizmit.






















