Gëzim Avdimetaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar disa fotografi me liderin e AAK-së. Aty shihet edhe Binak Dinaj, ish-i burgosur politik, aktivist i palodhshëm i çështjes shqiptare dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Me Binak Dinaj e vizituam dje gjeneralin. I fort si gjithmonë dhe kur u përshëndetëm e lamë për t’u takuar më 28 prill në Kosovë”, ka shkruar Avdimetaj.

























