Ai ka thënë se Policia e Kosovës, në vend që të përgjigjen për faktet që e paraqitura dje rreth kriminalitetit të tyre, krijuan situatë panike.
Molliqaj me anë të një postimi në facebook, këtë e krahasuar më atë çfarë bëjnë pushtete autoritare.
“Pushtetet autoritare krijojnë panik dhe gjendje të jashtëzakonshme sa herë që duan të shmangen nga e vërteta. Strukturat kriminale brenda Policisë së Kosovës, në vend që të përgjigjjen për faktet që i paraqitëm dje rreth kriminalitetit të tyre, krijuan situatë panike, për të cilën sot po thonë tash “situata është e qetë dhe stabile, nuk keni pse të shqetësoheni”.
“Fakti që këta individë që e kanë kapur Policinë e Kosovës, janë fshehur si struci dhe nuk e thanë as një fjalë për faktet e paraqitura dje, po i konfirmon pretendimet tona”, ka shkruar Molliqaj.
Të enjten Molliqaj në një konferencë për media ka prezantuar sipas tij, skemën e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës.























