Kryeministri Edi Rama i pranishëm gjatë prezantimit të projektit “Muzeu i përgjimeve”, falenderoi drejtorin e SHISH, Visho Ajazi Lika, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar. Ai tha se ky projekt është i dyti në zinxhirin e një projekti që do vazhdojë me nënëdheun. “Kryeqyteti ka një strukturë të pazbuluar të tuneleve të nëndheshme që ishin pjesë e strukturës së shërbimeve sekrete. Dhe në fund projekti do prezantohet si muzeu i vrimave, përmes të cilave mund të penetrohet në infrastrukturën fizike. Do përbëjnë një hartë të mirfilltë muzeale duke nisur nga qendra e Tiranës dhe duke vazhduar në zona të caktuara në nëndheun e Tiranës, për të prekur pastaj pjesën e pallatit antiatomik të regjimit dhe për t’u shtrirë në formën e një rrjete merimange siç ishte gjithë struktura e ndërtuar nga Shërbimi Sekret në Shqipëri, të cilin gjeneratat e reja do e njohin si infrastrukturë fizike dhe psikologjike të së shkuarës”, u shpreh Rama. Z.Rama tha se pjesë e kësaj infrastrukture do jetë edhe hapja e dosjeve e cila është kthyer në një projektligj bazuar në modelin gjerman, duke shtuar se nuk do përdoret si një luftë e brendshme politike dhe shoqërore, por për të siguruar që në të ardhmen kjo histori të jetë e papërsëritshme. Kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë ishin të prekur nga ethet se mos përgjoheshin, përndiqeshin dhe torturoheshin, duke shtuar se të gjithë ishin të frikësuar nga hija e dyshimeve. Rama deklaroi se në godinë e njohur si “shtëpia e gjetheve”, ka pasur pajisjet më të sofistikuara për kohën, të cilat gjatë dekadave janë ndërruar duke u zëvendësuar me pajisjet më të reja të asaj kohe, ku është përgjuar jeta e tjetrit. Ai e cilësoi si një proces ballafaqimi të hapur dhe të drejtëpërdrejtë dhe pa frikë me të shkuarën.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















