Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka reaguar lidhur me abonentët që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë. OSHEE informon që të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt, librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor. OSHEE informon në vijim se nuk aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës. Sipas OSHEE, nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi. Në këtë linjë thuhet se asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më parë. OSHEE sqaron se kompania po merr masa për zgjerimin e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, duke hapur rreth 28 pika të reja, me orare të zgjatura, edhe në fundjave, në shërbim të abonentëve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















